Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dy vëllezër të dyshuar, një pensioniste dhe presione ndaj Kishës për truallin! Si u ndërtuan 10 vilat e Prek Kodrës në Theth

    Dy vëllezër të dyshuar, një pensioniste dhe presione ndaj Kishës për truallin! Si u ndërtuan 10 vilat e Prek Kodrës në Theth

    Aktualitet Nga InfoNews07.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Toka mbi të cilën u ndërtuan 10 vilat e drurit, në Theth, mësohet se i përket Kishës së Thethit dhe është pronë e saj. Kisha e Thethit është një kishë katolike në Theth të rrethit të Shkodrës, e ndërtuar në vitin 1892. Kisha ka qenë një nga ndërtimet e para në këtë vendbanim, ku banonte edhe famullitari i kishës, At’Shtjefen Gjeçovi, i cili në vitin 1917 hapi edhe shkollën duke qënë edhe mësues i fëmijëve, traditë që ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe.

    Reklamë

    Por si duket Prek Kodra i cili sipas dyshimeve të policisë është pas ndërtimit të këtyre vilave nëpërmjet disa lidhjeve të tij ka mundur që të zaptojë këtë tokë. Mësohet se për këtë truall ka pasur edhe kërcënime ndaj Kishës Katolike për sa i përket pretendimeve për pronësinë.

    Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i drejtësisë Prek Kodra për ngritjen e 10 kapanoneve pa leje ne tokën që ajo pretendon se e ka trashëguar nga të parët e saj.

    Ky i fundit dyshohet se ka investuar për vendosjen në mënyrë të paligjshme të këtyre objekteve që përdoren për turizëm me qëllim përfitim monetar, por në letra rezulton emri i të moshuarës. Ndërkohë që ky biznes turistik i ngritur kundër ligjit, administrohet nga djali i saj.

    Ndërkohë policia po heton edhe dy vëllezër të cilët dyshohet se kanë ndërhyrë nëpërmjet Lene Prronit për tokën ndërsa po këto dy vëllezër dyshohet se kanë ngritur për Prekë Kodrën 10 vilat e drurit.

     

    Por kush është Prek Kodra?

    Më 26 Nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do njoftonte se kishte lëshuar 21 masa sigurie, në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshiheshin anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

    Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti ishte edhe ‘snajperisti’ nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.

    Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen “Metamorfoza’.  Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky ECC ku u zbuluan lidhjet e grupit “Bajri’, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita. Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret. Gjithashtu ai del edhe në përgjimet në SKY ECC me kreun e organizatës së Elbasanit, Suel Çela (Marjus Lulaj), në një bisedë ku ky i fundit e paralajmëronte që të mos i kishte besë Bajrave të Shkodrës.

    Në dosjen e SPAK zbulohet se ‘marisni’ që Suel Çela ‘rekrutoi’ me pagesë për të vrarë rivalin e tij Ardian Çapja disa vite më parë, është Prekë Kodra. Ky i fundit është i dyshuar dhe për vrasjen e Kastriot Reçit, krim i ndodhur më 7 janar 2020, por dhe për vrasje të tjera.

    Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.