Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Central Lux Apartaments, mashtruesi në mes të Prishtinës! Lë turistët jashtë pasi konfirmon Booking

    Nga InfoNews28.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një qytetar denoncon publikisht një rast të rëndë mashtrimi përmes platformës Booking.com, që përfundoi me prishjen totale të udhëtimit dhe kthimin e detyruar në Tiranë.

    Sipas denoncimit, qytetari kishte rezervuar një natë qëndrimi në Prishtinë për katër persona tek apartamentet “Central Lux Apartamens Prishtine”. Rreth orës 14:00, ai kishte komunikuar drejtpërdrejt me pronarin e apartamentit, i cili e kishte siguruar se rezervimi ishte i konfirmuar dhe gjithçka ishte në rregull.

    Por në momentin e mbërritjes në Prishtinë, rreth orës 20:00, situata mori një kthesë skandaloze. Pronari i apartamentit ndërpreu çdo komunikim, nuk iu përgjigj më telefonatave dhe u zhduk pa dhënë asnjë sqarim.

    Si pasojë, katër persona mbetën pa strehim në mbrëmje dhe në fundjavë, në një moment kur gjetja e një alternative ishte pothuajse e pamundur. Vetëm hotelet kishin vende të lira, por me çmime shumë të larta dhe të papërballueshme.

    Të lënë pa asnjë zgjidhje, qytetari dhe tre personat e tjerë u detyruan të kthehen në Tiranë, duke humbur kohë, shpenzime dhe duke përjetuar një situatë stresuese dhe të papranueshme.

    Ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është fakti se kjo sjellje nuk është e izoluar. Sipas komenteve të publikuara si në Booking.com ashtu edhe në Google, qytetarë të tjerë kanë raportuar të njëjtin problem:

    – rezervime të konfirmuara

    – mungesë totale komunikimi

    – pronari që nuk u përgjigjet telefonatave në momentin e mbërritjes

    Kjo tregon se kemi të bëjmë me një praktikë të përsëritur, e cila ka lënë disa vizitorë pa strehim dhe pa zgjidhje, duke dëmtuar seriozisht besimin tek rezervimet online.

    Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik për të paralajmëruar të tjerët, si dhe që platforma Booking të marrë masa urgjente ndaj këtij subjekti, për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla.

     

    Screenshot
    Screenshot

    Screenshot
    Screenshot
    Screenshot
    Screenshot
    Screenshot
    Reklamë
    Central Lux Apartaments Central Lux Apartaments Prishtine Prishtine
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026
    Aktualitet

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Aktualitet

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026
    Aktualitet

    Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…

    25.08.2026
    Aktualitet

    Hashash dhe kokainë në paraburgimin 313

    25.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026

    Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…

    25.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.