Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi këto kafshë të pambrojtura. Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve, katër prej kuajve kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, një pjesa tjetër janë fshehur në pyll, disa prej të cilëve të plagosur dhe kanë nevojë urgjente për veteriner. Deri më tani pronarët nuk kane arritur t’i lokalizojne kuajt, të cilët u larguan në pyll pasi në drejtim të tyre u qëllua me armë zjarri. Pamjet e siguruara janë të rënda…
Vrasja e Frrok Lleshajt, ndodhur në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, vijon të hetohet intensivisht, ndërsa kanë dalë në dritë detaje të reja tronditëse. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy persona me motor, me targa të huaja që rezultojnë të vjedhura, mbërrijnë në vendin e ngjarjes me skafandra në kokë, për të mos u identifikuar. Autorët e kanë pritur viktimën në një kthesë, në një pikë ku kamerat nuk kapin pamje të qarta të ekzekutimit. Megjithatë, falë funksionit të audios, dëgjohet momenti kur fillimisht qëllohet dy herë me pistoletë. Arma ngec dhe, sipas dyshimeve të hetuesve,…
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg për tre persona të dyshuar se kanë ndihmuar Flodian Plakun gjatë arratisë së tij, ndërsa një tjetër, një berber nga Shkodra, është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur. Në burg janë lënë: Ligor Doko, pronari i hotelit ku u arrestua Plaku, Albano Lapshi, i cili dyshohet se i siguronte ushqim të shumëkërkuarit, Julian Aliaj, i kapur me armë zjarri në momentin e ndalimit. Ndërkohë, Armando Dano, berberi nga Shkodra, është lënë i lirë me masën e detyrimit për paraqitje pranë autoriteteve. Flodian Plaku, i njohur edhe me emrat…
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur përfundimisht fituesin e tenderit për furnizimin me pajisje policore. Kompania MSSC, në pronësi të biznesmenit Emiljano Dusha, është shpallur fituese me një ofertë prej 50.3 milionë lekësh, ose 91% të fondit limit të përcaktuar për këtë procedurë. Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, në këtë tender nuk ka pasur asnjë ankesë dhe MSSC ka qenë i vetmi ofertues, duke e fituar procedurën pa konkurrencë. Ky është një tjetër kontratë në listën e gjatë të tenderëve që Dusha ka fituar ndër vite me institucionet ligjzbatuese në vend, përfshirë armatime, pajisje speciale dhe…
Policia e Ulqinit arrestoi këtë mëngjes shtatë të rinj – shtetas të Shqipërisë, Serbisë dhe Gjermanisë – të cilët morën pjesë në një përleshje të dhunshme që ndodhi një orë e gjysmë pas mesnatës përpara një bari në Mala Plaža në atë qytet bregdetar. Siç është konfirmuar jozyrtarisht për “Vijesti”, ata u arrestuan nga policia rreth orës 5:30 të mëngjesit, kur u dërguan në stacionin e policisë, dhe pasi prokurori deklaroi se nuk kishte elementë të një vepre penale, ndaj tyre u ngritën akuza për prishje të rendit publik. Rreth orës 14:00, të rinjtë u sollën para gjyqtares së Gjykatës…
Policia e Bulqizës ka arrestuar pesë punonjës të stafit teknik të një subjekti minerar, pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi ditën e djeshme në një nga galeritë e minierës, ku humbi jetën 66-vjeçari Fari Veliu. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rrëzimit të një masivi shkëmbor gjatë punës në nëntokë. Të arrestuarit janë shtetasit Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë pjesë e stafit teknik të subjektit minerar. Sipas hetimeve paraprake, këta shtetas nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin teknik të mjedisit të punës, duke rrezikuar jetën e punonjësve.…
Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Minatori u transportua në Spitalin e Bulqizës, por pa shenja jete. Burime nga stafi mjekësor i thanë BIRN-it se trupi i punëtorit kishte dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk…
Dy raste të rënda mashtrimi me kredi kanë zbuluar boshllëqe të mëdha në kontrollet e bankave dhe institucioneve jobanka në Shqipëri duke tërhequr vëmendjen e Bankës së Shqipërisë si rregullator i tregut. Pas denoncimit të gjerë të skandalit të IUTE Credit nga Skyweb.al, ku dhjetëra gra në Lezhë rezultuan me kredi të marra në mënyrë fiktive, një tjetër rast ka dalë në dritë. Boldnews raporton sot se Raiffeisen Bank ka pranuar zyrtarisht se ka dhënë kredi me dokumenta false në vlerë prej rreth 100 milionë lekësh të vjetra. Të dyja ngjarjet kanë një element të përbashkët: dështimin e mekanizmave të…
Biznesmeni Ermal Beqiri, një nga emrat më aktivë në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderash publikë, përfshirë ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hyrë në radarët e SPAK. Burime për Skyweb konfirmojnë se gjatë mesjavës së kaluar (të mërkurë), oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të Beqirit. Ende nuk dihet nëse këto veprime hetimore lidhen drejtpërdrejt me tenderat e fituar nga kompania apo nëse janë pjesë e një hetimi më të gjerë të nisur nga Prokuroria e Posaçme…
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë mori te mërkurën vendimin mbi masat e sigurisë të ankimuara nga 10 të akuzuar të çështjes së evazionit fiskal ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, duke lënë në fuqi masat më të rënda për drejtuesit kryesorë të saj. Apeli konfirmoi “arrestin me burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të “Bankers Petroleum”, shtetasin kinez Hong Ping Xiao, si dhe për ish-drejtorin Leonidha Çobo, duke rrëzuar kërkesën e tyre për një masë më të butë sigurie. Nga shyrtimi gjatë seancës se djeshme, që zgjati mbi 6 orë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve,…