Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë

    Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë

    Aktualitet Nga InfoNews06.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dy raste të rënda mashtrimi me kredi kanë zbuluar boshllëqe të mëdha në kontrollet e bankave dhe institucioneve jobanka në Shqipëri duke tërhequr vëmendjen e Bankës së Shqipërisë si rregullator i tregut.

    Pas denoncimit të gjerë të skandalit të IUTE Credit nga Skyweb.al, ku dhjetëra gra në Lezhë rezultuan me kredi të marra në mënyrë fiktive, një tjetër rast ka dalë në dritë.

    Reklamë

    Boldnews raporton sot se Raiffeisen Bank ka pranuar zyrtarisht se ka dhënë kredi me dokumenta false në vlerë prej rreth 100 milionë lekësh të vjetra.

    Të dyja ngjarjet kanë një element të përbashkët: dështimin e mekanizmave të kontrollit dhe verifikimit të dokumentacionit.

    Pavarësisht pretendimeve të bankave dhe institucioneve jobanka se janë “viktima” të këtyre skemave, faktet tregojnë se procedurat e brendshme nuk kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar abuzimet.

    Skandali i Raiffeisen Bank: 100 milionë lekë kredi me dokumenta të falsifikuara

    Raiffeisen Bank, një nga bankat kryesore në vend, pranoi në një proces gjyqësor se të paktën 20 kredi, me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë dhënë në sportelet e saj duke përdorur dokumenta të falsifikuara. Rasti u bë publik pasi një 33-vjeçar nga Tirana, Adem B., paditi bankën për një kredi të marrë në emrin e tij pa dijeninë e tij.

    Historia filloi me një telefonatë nga një punonjëse e bankës, e cila i kërkoi pagesën e një kësti kredie. I habitur, ai mohoi të kishte marrë ndonjëherë kredi në Raiffeisen ose në ndonjë bankë tjetër.

    Pasi kërkoi informacion, banka refuzoi t’ia jepte, duke thënë se dokumentet ishin në dispozicion të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës.

    Në gjykatë, përfaqësuesit ligjorë të Raiffeisen Bank pranuan se llogaria ishte hapur në emrin e tij, por me një foto që nuk i përkiste, dhe se dokumentet ishin të falsifikuara. Ata thanë se banka është “viktima e parë” e skemës dhe ka bërë kallëzim penal për autorët.

    Megjithatë, fakti që këto kredi kanë kaluar filtrat e kontrollit ngre pikëpyetje serioze për procesin e verifikimit të identitetit dhe aftësive paguese.

    Skandali i IUTE Credit: Si u mashtruan gratë në Lezhë pas premtimeve për projekte në ambasada

    Siç raportoi Skyweb.al, një 33-vjeçare nga Lezha, Donika Curri, mashtroi 23 gra të zonës së Zejmenit duke u prezantuar si përfaqësuese e një shoqate bamirësie.

    Ajo iu mori kartat e identitetit dhe fotot, me premtimin e ndihmave financiare dhe projekteve në ambasada, dhe i përdori për të aplikuar për kredi në IUTE Credit, pa dijeninë e tyre.

    Rezultati ishte shkatërrues: çdo grua u përball me borxhe prej mijëra eurosh në emrin e saj.

    Skyweb.al zbuloi se aplikimet ishin bërë kryesisht përmes aplikacionit të IUTE Credit, duke ngritur dyshime të forta për mungesën e verifikimit të plotë të dokumentacionit dhe aftësive paguese.

    Pas denoncimeve, IUTE Credit pezulloi kreditë dhe kallëzoi penalisht rastin. Kompania e quajti veten “viktima finale” të mashtrimit, por fakti që ky proces ishte i mundur tregon se filtrat e brendshëm të kontrollit nuk kanë funksionuar.

    Rastet e Raiffeisen Bank dhe IUTE Credit duket se tregojnë një problem strukturor: institucionet financiare nuk po arrijnë të zbatojnë në mënyrë efektive rregulloret e Bankës së Shqipërisë për verifikimin e identitetit, vlerësimin e aftësive paguese dhe monitorimin e rrezikut.

    Në të dy rastet, individë të paautorizuar kanë mundur të marrin kredi duke përdorur dokumenta false ose të vjedhura, pa u kapur nga mekanizmat e kontrollit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.