Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»DETAJET/ Vrasja e Frrok Lleshajt në Shkodër, kamerat e sigurisë filmuan vrasësit! Ja ku shkuan pas krimit

    DETAJET/ Vrasja e Frrok Lleshajt në Shkodër, kamerat e sigurisë filmuan vrasësit! Ja ku shkuan pas krimit

    Aktualitet Nga InfoNews07.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vrasja e Frrok Lleshajt, ndodhur në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, vijon të hetohet intensivisht, ndërsa kanë dalë në dritë detaje të reja tronditëse.

    Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy persona me motor, me targa të huaja që rezultojnë të vjedhura, mbërrijnë në vendin e ngjarjes me skafandra në kokë, për të mos u identifikuar. Autorët e kanë pritur viktimën në një kthesë, në një pikë ku kamerat nuk kapin pamje të qarta të ekzekutimit.

    Reklamë

    Megjithatë, falë funksionit të audios, dëgjohet momenti kur fillimisht qëllohet dy herë me pistoletë. Arma ngec dhe, sipas dyshimeve të hetuesve, autorët përdorin një pistoletë të dytë, duke e qëlluar Lleshajn edhe shtatë herë të tjera.

    Pas atentatit, autorët largohen me motor duke ndjekur rrugën në drejtim të Tiranës. Hetimet tregojnë se motorri është ndjekur nga kamerat deri në zonën e Laçit, ndërsa në Fushë-Kuqe humbin gjurmët. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë përgjatë gjithë këtij aksi rrugor, dhe grupi hetimor shpreson që autorët të kenë bërë ndonjë gabim që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.

    Frrok Lleshaj, ish-punonjës policie, ishte liruar nga burgu në vitin 2023, pasi kishte vuajtur pjesërisht një dënim prej 25 vitesh për vrasje. Dyshohet se motive hakmarrjeje që e kanë zanafillën tri dekada më parë — dhe që kanë shkaktuar pesë viktima — qëndrojnë pas këtij ekzekutimi të përgjakshëm.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Aktualitet

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Aktualitet

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026
    Aktualitet

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Aktualitet

    Gjumi: Pse disa njerëz mund të mbijetojnë me më pak se 5 orë gjumë

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.