Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet
Arjan Doda është emëruar zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, sipas burimeve të InfoNews nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Doda rikthehet në një pozicion drejtues në strukturat e Policisë, duke marrë përgjegjësinë për sektorin e hetimit të krimit në kryeqytet. Emërimi i tij vjen në kuadër të lëvizjeve dhe riorganizimeve në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.
Arjan Doda ka mbajtur më herët detyra drejtuese në Policinë e Shtetit. Në prill të vitit 2019, ai u emërua zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut Durrës.
Në pozicionin e ri në Tiranë, Doda pritet të ketë një rol të rëndësishëm në drejtimin dhe koordinimin e strukturave që merren me hetimin e veprave penale, përfshirë goditjen e grupeve kriminale dhe zbardhjen e ngjarjeve të rënda.

