Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Një muaj i zhdukur pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi, familja e Erkan Nikës apel autoriteteve shqiptare: Na ndihmoni të mësojmë fatin e tij

    25.10.2026

    “Plumbin e kam ende në sy”/ Flet Erjon Vishkulli që u plagos në protestë: Isha 30 metra larg efektivëve, po rrija

    25.10.2026

    Qëlluan të riun në sy, nis hetimi ndaj policisë

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vrasja e Viktor Bardhit, policia kontrolle familjes Reçi

    Vrasja e Viktor Bardhit, policia kontrolle familjes Reçi

    Vrasja e Viktor Bardhit, policia kontrolle familjes Reçi
    Aktualitet Nga InfoNews07.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vrasja e Viktor Bardhit, policia kontrolle familjes Reçi

    MIRDITË – Kanë kaluar disa ditë nga ekzekutimi i 65-vjeçarit Viktor Bardhi në Mirditë, por ende nuk ka një autor të identifikuar apo një pistë konkrete që të çojë në zbardhjen e plotë të atentatit.

    Në kuadër të hetimeve, me vendim të Gjykatës së Lezhës janë autorizuar kontrolle në pesë banesa, ku dyshohet se mund të gjenden prova apo të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Banesat u përkasin pjesëtarëve të familjes Reçi, si dhe personave të afërt apo të njohur me ta.

    Reklamë

    Hetuesit po fokusohen veçanërisht te pista e hakmarrjes, ndërsa po verifikohen edhe konfliktet e mëparshme mes familjeve Bardhi dhe Reçi.

    Viktor Bardhi u gjet i vrarë brenda automjetit të tij mëngjesin e 3 shtatorit. 65-vjeçari ishte nisur për në punë kur autorët dyshohet se i zunë pritë dhe hapën zjarr ndaj tij. Automjeti tip “Mercedes-Benz” u qëllua me breshëri plumbash dhe më pas përfundoi i përplasur me një bordurë.

    Sipas hetimeve, automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit ishte marrë me qira në Kosovë, ndërsa policia po punon për të rindërtuar lëvizjet e tij para dhe pas krimit.

    Një nga pistat kryesore lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve. Viktor Bardhi dyshohet se mund të jetë vrarë për motive hakmarrjeje, pasi më herët viktima të lidhura me familjen e tij kanë qenë vëllai i tij, Martin Bardhi, dhe nipi Kristian Marku.

    Zanafilla e konfliktit dyshohet se daton më 26 maj 2023, kur Saimir Reçi, nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 2020, pati një konflikt verbal me Enrik Bardhin, djalin e Viktor Bardhit. Shkak i debatit dyshohet se ishte bërë një parakalim me automjet në rrugën kryesore të qytetit.

    Përplasja verbale më pas degjeneroi në konflikt fizik. Pas sherrit, Enrik Bardhi shkoi në banesë dhe mori një armë automatike, ndërsa bashkë me të u largua edhe Martin Bardhi.

    Të dy dyshohet se i zunë pritë Saimir Reçit në dalje të Rrëshenit dhe qëlluan drejt automjetit të tij. Reçi nuk pësoi dëmtime, pasi makina ishte e blinduar. Si pasojë e të shtënave, ai humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga dhe u përplas.

    Hetuesit po verifikojnë nëse kjo histori konflikti dhe hakmarrjeje lidhet drejtpërdrejt me ekzekutimin e Viktor Bardhit. Kontrollet në pesë banesa pritet të ndihmojnë në sigurimin e provave të reja dhe në përcaktimin e autorëve të atentatit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Një muaj i zhdukur pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi, familja e Erkan Nikës apel autoriteteve shqiptare: Na ndihmoni të mësojmë fatin e tij

    25.10.2026
    Aktualitet

    “Plumbin e kam ende në sy”/ Flet Erjon Vishkulli që u plagos në protestë: Isha 30 metra larg efektivëve, po rrija

    25.10.2026
    Aktualitet

    Qëlluan të riun në sy, nis hetimi ndaj policisë

    25.10.2026
    Aktualitet

    Dhunoi qytetarin e shtrirë në tokë, pezullohet Ardit Kasapi i “Shqiponjave”

    25.10.2026
    Aktualitet

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Një muaj i zhdukur pas sulmit ndaj anijes në Detin e Zi, familja e Erkan Nikës apel autoriteteve shqiptare: Na ndihmoni të mësojmë fatin e tij

    25.10.2026

    “Plumbin e kam ende në sy”/ Flet Erjon Vishkulli që u plagos në protestë: Isha 30 metra larg efektivëve, po rrija

    25.10.2026

    Qëlluan të riun në sy, nis hetimi ndaj policisë

    25.10.2026

    Dhunoi qytetarin e shtrirë në tokë, pezullohet Ardit Kasapi i “Shqiponjave”

    25.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.