Jet Bank apo Xhep Bank? Skandali me Jet Bank/ Këlliçi: Miliona hidhen lumë për të fshehur të vërtetën
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka vazhduar denoncimet për atë që ai e quan skandalin e Jet Bank ku kërkoi rishikimin e menjëhershëm të licencimit të bankës digjitale si dhe pezullimin deri në përfundim të hetimeve parlamentare.
Po ashtu kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për Jet Bank.
Këlliçi tha se këto denoncime që ai bën rreth Jet Bank, që i ka bërë dhe publike në seancë parlamentare nuk raportohen në mediat kombëtare në vend.
Kjo sipas Këlliçit tregon paranë e madhe dhe milionat që hidhen lumë për të fshehur një të vërtetë dhe për të vrarë transparencën. Këlliçi ka deklaruar se nuk do të ndalojë se kërkuari transparencë për licencimin e JetBank, të cilën e cilëson si një tjetër aferë.
Ai shkruan se licencimi i dyshimtë i një banke digjitale me pronar me rekorde të dyshimta nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Sipas tij, edhe kjo u bë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Jet Bank gjendet në qendër të një vëmendjeje në rritje, ndërsa dalin në pah detaje që ngrenë pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe kontrollin real të institucionit.
Sipas të dhënave të disponueshme, banka rezulton të jetë në pronësi të një investitori izraelit – një informacion që nuk është theksuar qartë në komunikimin publik të saj. Por kjo nuk është e gjitha.
Një verifikim i thjeshtë i pranisë së bankës në rrjetet sociale tregon se një nga administratorët e faqes zyrtare në Facebook operon drejtpërdrejt nga Izraeli. Ky detaj hap diskutime mbi faktin se kush e kontrollon realisht komunikimin dhe imazhin e bankës, dhe në çfarë mase vendimmarrja është e lokalizuar.
Kontroll i jashtëm apo mungesë transparence?
Ekspertë të sektorit financiar theksojnë se kapitali i huaj nuk është problem në vetvete, por mungesa e qartësisë mbi strukturat drejtuese dhe operacionale është shqetësuese. Në rastin e Jet Bank, kombinimi i pronësisë së huaj dhe menaxhimit të elementëve kyç nga jashtë vendit mund të ngrejë dyshime mbi nivelin e mbikëqyrjes dhe përgjegjshmërisë lokale.
Pse hesht banka?
Deri më tani, nuk ka një reagim të plotë dhe transparent nga ana e bankës lidhur me këto fakte. Heshtja në raste të tilla shpesh vetëm sa ushqen më tej dyshimet dhe spekulimet në publik.
Në një sektor ku besimi është themeli i çdo marrëdhënieje me klientët, çdo paqartësi – sidomos mbi pronësinë dhe kontrollin – nuk kalon pa pasoja
