Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SPAK surprizon Bankers për fundvit! Zgjaten hetime

    SPAK surprizon Bankers për fundvit! Zgjaten hetime

    Aktualitet Nga InfoNews31.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur zgjatjen me tre muaj të afateve hetimore për çështjen e njohur si dosja “Bankers”. Sipas organit të akuzës, shtyrja është e nevojshme për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë, për shkak të kompleksitetit të lartë të çështjes.

    Kërkesa u paraqit në gjykatë nga prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella dhe u miratua nga gjyqtari Erion Çela.

    Reklamë

    Aktualisht, i vetmi person që ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” është CEO kinez i kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao. Të pandehurit e tjerë janë nën masa më të buta sigurie, përfshirë arrestin në shtëpi.

    Hetimet lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për periudhën 2004–2024, të cilat sipas Prokurorisë kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit. SPAK deklaron se Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej rreth 532 miliardë lekësh, ndërkohë që ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh. Sipas akuzës, kjo skemë ka shërbyer për shmangien e tatimit mbi fitimin dhe përfitimin e rimbursimeve të dyshimta të TVSH-së.

    Arrestimi i CEO-s aktual, Hongping Xiao, si dhe i ish-drejtuesit të kompanisë, Leonidha Çobo, shpallja në kërkim e pesë personave të tjerë dhe vendosja e masave të sigurisë për shtatë persona të përfshirë në këtë çështje u realizuan gjatë javës së parë të korrikut.

    Prokuroria i akuzon personat e arrestuar dhe ata në kërkim për një sërë veprash penale, përfshirë: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248 dhe 181/a të Kodit Penal. Çështja ka nisur fillimisht nga akuzat për evazion fiskal dhe mashtrim me taksat të ngritura nga Prokuroria e Fierit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Demo mesazh protestuesëve: Ju njohim edhe pas maskave

    24.10.2026

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.