Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    Aktualitet Nga InfoNews22.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË-Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i cili u denoncua në publik nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Rasti i hyrje-daljeve të vajzave në burgun e Peqinit, tashmë prej 1 viti po ndiqet nga prokuroria e Elbasanit, e cila ka marrë rregjistrat dhe sekuestruar pamjet filmike dhe një sërë dokumentash të tjera. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve në burg dhe prokurorisë së Elbasanit se vajza bjonde që ka hyrë në burgun e Peqinit, është A.M.

    Ajo mësohet të ketë hyrë në burgun e Peqinit në muajin Prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Drejtoria e Inspektimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka arritur të evidentojë rastin në fjalë dhe t’ia referojë çështjen prokurorisë së Elbasanit.

    Reklamë

    Njëherësh është zbuluar dhe personi që ka bërë videon në ambjentet e brendshme të Burgut, teksa shihet A.M, e veshur me një fustan të zi, duke u shoqëruar nga një punonjëse policie. Personi që ka realizuar videon dhe më pas e ka shpërndarë, është një punonjëse edukatore sociale në burgun e Peqinit, ndaj të cilës kanë nisur procedurat e masës disiplinore.

    Hetimet për këtë rast vijojnë, pasi ka dyshime dhe indicia se A.M në ditë të ndryshme ka kryer takim me të dënuarit me inicialet L.D dhe R.Rr., që ndodhen të izoluar në burgun e Peqinit.

    Depërtimi në ambjentet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë në Peqin, i vajzave të showbiz dhe pa asnjë lidhje familjare me të dënuarit, u kthye në një shqetësim serioz gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025.

    Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të Shoë Bizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Z.P. Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Z.P, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.

    Prokuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë. Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.

    Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumentave si sociologe dhe psikologe.

    Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në bugjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.