Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    Aktualitet Nga InfoNews06.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë
    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Sadete dhe Gazmir Fikun, nënë e bir, të dyshuar për vrasjen e Urim Fikut, përkatësisht bashkëshortit dhe babait të tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës.

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    Reklamë

    Gjatë seancës gjyqësore, të dy të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në krim, duke këmbëngulur në versionin se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari në pyll.

    Sipas deklarimeve të tyre, Urim Fiku ishte kthyer në banesë i gjakosur dhe me dëmtime të rënda në trup, pas sulmit të pretenduar nga kafsha e egër. Ata kanë pohuar se 61-vjeçari, pasi kishte hyrë në shtëpi, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks.

    Bashkëshortja, Sadete Fiku, ka deklaruar se kishte njoftuar ambulancën, ndërsa i biri, Gazmir Fiku, ka pretenduar se në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë, pasi ishte në punë pranë OSHEE-së në Bulqizë.

    Nënë e bir kanë pohuar gjithashtu se viktima shkonte në pyll për të vendosur kurthe për kapjen e kafshëve të egra, kryesisht derrave.

    Megjithatë, versioni i tyre bie ndesh me dyshimet e ngritura nga hetuesit. Nga ekzaminimet mjekoligjore është konstatuar se 61-vjeçari kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa policia dyshon se ai është goditur edhe me mjete të forta prerëse.

    Gjatë hetimeve është sekuestruar një pistoletë e modelit 54, së bashku me municion, si dhe një gëzhojë e gjetur në oborrin e banesës.

    Për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes priten rezultatet e mëtejshme të ekspertimeve kriminalistike dhe mjekoligjore, të cilat do të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së ngjarjes.

    Në përfundim të seancës, gjykata vendosi që Sadete dhe Gazmir Fiku të qëndrojnë në burg gjatë hetimeve, ndërsa të dy vijojnë të mohojnë akuzat për vrasjen e familjarit të tyre.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026
    Aktualitet

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026
    Aktualitet

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026
    Aktualitet

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Aktualitet

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    06.11.2026
    Aktualitet

    Vila ku fshihej Agasi ruhej nga Garda…

    06.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    06.11.2026

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Më të lexuarat

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen Bank…po hetojme

    Aktualitet Nga InfoNews03.11.20260

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen…

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Kush është Eduard Dushku, i forti i Saukut

    05.11.2026

    KLSH trondit Tavon e Himarës! 22.6 miliardë lekë pasuri pa inventar dhe 315 milionë lekë “borxhe”

    04.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.