Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    Aktualitet Nga InfoNews06.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat...dyshohet për shkelje të rënda
    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat...dyshohet për shkelje të rënda
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Elbasanit ka thelluar hetimet për ndotjen mjedisore në Uzinën e Ferrokromit në Papër, ku janë konstatuar mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme, të depozituara në kushte të papërshtatshme. Në hetimin për kompaninë Albchrome, kanë rezultuar shkelje të rënda që mund të shkojnë deri në ndjekje penale të personave përgjegjës pranë uzinës së Albchrome.

    Situata mjedisore në zonën e Paprit, në Elbasan, ka marrë vëmendjen e institucioneve ligjzbatuese pas konstatimeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për praninë e mbetjeve industriale me përmbajtje të lartë të metaleve të rënda.

    Reklamë

    Sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në ambientet e Uzinës së Ferrokromit janë identifikuar më shumë se 300 tonë pluhura të kapura nga filtrat e oxhaqeve, të klasifikuara me kode të rrezikshme mjedisore.

    Mbetjet raportohet se ishin paketuar në thasë të zakonshëm dhe ishin lënë në ambiente të hapura për më shumë se një vit, pa masat e nevojshme të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

    Prokuroria nis hetimet, tre prokurorë në grupin hetimor

    Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka urdhëruar kryerjen e veprimeve të para hetimore për këtë çështje.

    Sipas dokumentacionit të procedimit penal nr. 1454, të datës 28 tetor 2026, tre prokurorët Kreshnik Ajazi, Jonida Allushi dhe Vasjana Postol kanë vendosur kryerjen e këqyrjes së vendit të ngjarjes në Uzinën e Ferrokromit në Papër.

    Qëllimi i këtij veprimi është dokumentimi dhe administrimi i provave materiale që mund të shërbejnë për hetimin e rastit.

    Në zbatimin e vendimit janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore Bledar Xhoxhaj dhe Hasan Asllani, të asistuar nga një ekspert kriminalist i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

    Hetimet synojnë të zbardhin përgjegjësitë për mënyrën e administrimit dhe depozitimit të mbetjeve industriale në këtë impiant.

    Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në ambiente të hapura

    Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit evidenton problematika serioze në menaxhimin e mbetjeve të prodhuara nga aktiviteti industrial i uzinës.

    Sipas konstatimeve, pluhurat e mbledhura nga filtrat e oxhaqeve përmbajnë përqendrime të larta të metaleve të rënda dhe janë mbajtur në kushte që nuk garantojnë mbrojtjen e mjedisit.

    Probleme janë evidentuar edhe në depozitimin e skorjeve të ferrokromit. Vendi ku ato ruheshin rezultonte i paizoluar, pa rrethim dhe pa kanale mbrojtëse për administrimin e ujërave.

    Si pasojë, reshjet atmosferike mund të shkaktojnë përhapjen e ndotësve, ndërsa ujërat e gjeneruara nga proceset industriale raportohet se rridhnin jashtë sistemeve të kontrollit, duke krijuar rrezik për ndotjen e tokës dhe të ujërave nëntokësore.

    Rrezik për shëndetin e banorëve dhe punonjësve

    Një tjetër shqetësim i ngritur në dokumentacionin mjedisor lidhet me ndikimin e mundshëm të këtyre mbetjeve në shëndetin e njerëzve që jetojnë dhe punojnë pranë zonës industriale.

    Ekspozimi ndaj pluhurave që përmbajnë metale të rënda mund të lidhet me pasoja serioze shëndetësore, përfshirë dëmtime të sistemit respirator dhe rritje të rrezikut për sëmundje të rënda, në varësi të përbërjes së mbetjeve dhe nivelit e kohëzgjatjes së ekspozimit.

    Për këtë arsye, konstatimet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kërkojnë vlerësim të mëtejshëm teknik dhe shëndetësor për të përcaktuar shkallën reale të rrezikut për komunitetin e Paprit dhe punonjësit e uzinës.

    Dyshime edhe për aktivitet të padeklaruar brenda uzinës

    Gjatë kontrolleve, inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë evidentuar gjithashtu praninë e një stacioni karburanti brenda territorit të uzinës.

    Sipas raportit, ky aktivitet nuk rezultonte i deklaruar dhe as i përfshirë në lejen mjedisore të kompanisë.

    Ky konstatim shton problematikat që duhet të verifikohen nga institucionet përgjegjëse, përfshirë ligjshmërinë e aktivitetit dhe respektimin e kushteve të lejes mjedisore.

    Tashmë, hetimi i Prokurorisë së Elbasanit pritet të hedhë dritë mbi përgjegjësitë konkrete për administrimin e mbetjeve, kushtet e depozitimit të tyre dhe respektimin e detyrimeve ligjore nga kompania Albchrome.

    Infonews.al do të ndjekë në vijim zhvillimet e hetimit dhe reagimet e institucioneve dhe kompanisë lidhur me këtë çështje.

    Disa muaj me pare u leshuan 33 urdher arreste, për kontrabandën e mbetejeve të rrezikshme të Kurum, ndermarrje kjo qe operon ne Elbasan. Nga hetimi i kryer u zbuluan shkelje masive të legjislacionit mjedisor nga kompanitë “Kurum International” dhe “Sokolaj” si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit. Prokuroria evidentoi si përgjegjës 33 persona, për të cilët u caktuan fillimisht 26 masa sigurimi personal “arrest në burg” dhe 7 “arrest në shtëpi”, prej të cilave u ekzekutuan 19 masa dhe të tjerët u shpallën në kërkim. Eksportimi i 102 konteinerëve drejt Tajlandës në korrik të vitit 2024 tregoi se i gjithë zinxhiri mjedisor për monitorimin dhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri nuk funksionin – ndërkohë që kompani private dhe zyrtarë publikë akuzohen se janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm.

    Në qendër të skemës qëndrojnë kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj” shpk, të cilat edhe pse ishin në dijeni të plotë të rrezikshmërisë së mbetjeve, akuzohen se kanë kryer falsifikime dhe veprime të tjera për të fshehur llojin e vërtetë të mbetjeve, duke shmangur detyrimet ligjore vendase dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026
    Aktualitet

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026
    Aktualitet

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    06.11.2026
    Aktualitet

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Aktualitet

    Vila ku fshihej Agasi ruhej nga Garda…

    06.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    06.11.2026

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Më të lexuarat

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen Bank…po hetojme

    Aktualitet Nga InfoNews03.11.20260

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen…

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Kush është Eduard Dushku, i forti i Saukut

    05.11.2026

    KLSH trondit Tavon e Himarës! 22.6 miliardë lekë pasuri pa inventar dhe 315 milionë lekë “borxhe”

    04.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.