Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    Aktualitet Nga InfoNews06.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi
    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    43-vjeçari shqiptar Fran Preldakaj, i cili është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme për vrasjen e ish-partneres së tij dhe të partnerit të saj në vitin 2020, në Loutraki të Greqisë, dyshohet se ka pranuar autorësinë e dy vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri përpara vitit 2002.

    Sipas raportimeve, pas kryerjes së këtyre krimeve ai ishte larguar drejt Greqisë, me qëllim që t’i shmangej përgjegjësisë penale. Ndërkohë, autoritetet shqiptare e kërkonin përmes Interpolit, me një njoftim ndërkombëtar kërkimi, për një rast të dyshuar të tentativës për grabitje me armë, në bashkëpunim me persona të tjerë.

    Reklamë
    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi
    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    Sipas policisë greke, 43-vjeçari u arrestua në zonën e Kato Patisia, në Athinë, teksa lëvizte me dokument identifikimi të falsifikuar. Ai dyshohet se po përgatitej të kryente një tjetër sulm kriminal.

    Hetuesit grekë e konsiderojnë atë një person me precedentë të rëndë penalë, i dyshuar edhe për përfshirje në vrasje të porositura kundrejt pagesës. Aktualisht po hetohet lidhja e tij e mundshme me dy vrasje të tjera, të cilat, sipas autoriteteve, kanë elemente që ngjasojnë me ekzekutime me pagesë.

    Ndaj tij rezultonin gjashtë vendime gjyqësore të pazbatuara, që lidhen me vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me dashje në rrethana të qeta, grabitje dhe zjarrvënie të qëllimshme ndaj pasurisë së tjetrit.

    Si u bë i mundur arrestimi

    Lokalizimi i tij u bë pas një pune hetimore dhe përpunimit të informacioneve nga strukturat e policisë greke që hetojnë krimet kundër jetës dhe pronës.

    Operacioni u zhvillua në një apartament në zonën e Kato Patisia, në prani të një prokurori dhe me mbështetjen e forcave speciale EKAM.

    Gjatë kontrollit në banesën ku qëndronte, policia sekuestroi:

    Një pistoletë në ngjyrë argjendi, me dorezë druri;
    Dy granata dore funksionale;
    Dy mekanizma shpërthyes;
    Tri palë pranga metalike;
    Një leje qëndrimi në emër të një personi tjetër, me fotografinë e të arrestuarit.
    Pas arrestimit, ndaj tij u ngritën edhe akuza për kundërshtim dhe ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë dhe zyrtarëve gjyqësorë, falsifikim dokumentesh, si dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe të huajt.

    Vrasja e dyfishtë në Loutraki

    Dy burgimet e përjetshme, për të cilat ishte dënuar në mungesë, lidhen me një vrasje të dyfishtë të ndodhur në datat 10–11 nëntor 2020, në një banesë në zonën e Loutrakit, në Korinth.

    Sipas dosjes hetimore, Preldakaj dyshohet se vrau me sëpatë ish-partneren e tij, me origjinë ukrainase, dhe partnerin e saj të asaj kohe, një farmacist nga zona.

    Pas ngjarjes, ai dyshohet se mori para dhe bizhuteri nga viktimat. Më pas, transportoi automjetin e gruas në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.

    Kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare

    Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, autoritetet greke komunikuan me palën shqiptare përmes zyrës së Interpolit në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

    Nga verifikimet rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një njoftim ndërkombëtar kërkimi i lëshuar nga Shqipëria, lidhur me dyshimin për tentativë grabitjeje të armatosur në bashkëpunim.

    Ndërkohë, gjatë operacionit u arrestua edhe një shtetase e huaj, 41 vjeçe, e dyshuar për strehimin e një personi të kërkuar nga drejtësia dhe për shkelje të legjislacionit për të huajt.

    Sipas policisë greke, i arrestuari rezulton i përfshirë edhe më parë në çështje që lidhen me drogën, grabitjet, shkeljen e ligjit për armët, pastrimin e parave dhe shkeljet e legjislacionit për lojërat e fatit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026
    Aktualitet

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    06.11.2026
    Aktualitet

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Aktualitet

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    06.11.2026
    Aktualitet

    Vila ku fshihej Agasi ruhej nga Garda…

    06.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    06.11.2026

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Më të lexuarat

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen Bank…po hetojme

    Aktualitet Nga InfoNews03.11.20260

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen…

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Kush është Eduard Dushku, i forti i Saukut

    05.11.2026

    KLSH trondit Tavon e Himarës! 22.6 miliardë lekë pasuri pa inventar dhe 315 milionë lekë “borxhe”

    04.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.