Vrasja e Kreshnik dhe Gentiana Mujecit, arrestohet 40-vjeçari. Mbështeti autorët
Ka rënë në prangat e policisë në Malin e Zi Besnik Kolndreu i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” lidhur me ngjarjen e 26 prillit 2026 ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në fshatin Balldren. Kolndreu ka fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur nga autorët në krim.
