Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Veterani amerikan denoncon Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe dyqanin e AZA Electronics

    Nga InfoNews15.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Veterani amerikan denoncon Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe dyqanin e AZA Electronics

    Një turist amerikan, veteran lufte dhe pensionist, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një histori që, sipas tij, i ka kthyer pushimet në Shqipëri në një makth financiar.

    Amerikani i quajtur Adam, i cili prej disa kohësh jeton në Vlorë, tregon se ka shërbyer tetë herë në Irak si mjek ushtarak në ushtrinë amerikane. Gjatë një prej misioneve ai pësoi plagë të rënda nga shpërthimi i një bombe, duke kaluar 14 operacione në këmbë. Ai thotë se jeton me pensionin e invaliditetit ushtarak dhe se humbja e mijëra eurove është një goditje shumë e rëndë për të.

    Sipas tij, më 25 maj ai bleu një boks muzike me vlerë rreth 3 mijë lekë në një dyqan të rrjetit AZA në Vlorë. Megjithatë, në vend të shumës prej rreth 3 mijë lekësh, në kartën e tij bankare u autorizua një pagesë prej 2,990 eurosh.

    Qytetari ka vënë në dispozicion të JOQ Albania faturën e transaksionit, ku shfaqet qartë shuma prej 2,990 EUR, si edhe dokumente të tjera bankare dhe komunikimet që, sipas tij, provojnë të gjithë kronologjinë e ngjarjes.

    Amerikani pretendon se sapo u njoftua nga banka e tij në SHBA për shumën e pazakontë, kontaktoi menjëherë me dyqanin dhe kërkoi anulimin e transaksionit. Sipas tij, banka amerikane Charles Schwab e kishte udhëzuar që, për sa kohë fondet nuk ishin transferuar ende, mjaftonte anulimi i menjëhershëm i pagesës dhe më pas transaksioni mund të kryhej sërish me shumën e saktë.

    Megjithatë, sipas tij, kjo nuk ndodhi.

    Ai thotë se për javë të tëra mori të njëjtën përgjigje: “javën tjetër”. Nga dokumentet dhe komunikimet që ka vënë në dispozicion rezulton se kërkesa për rimbursim përmes bankës është iniciuar më 16 qershor, afro tre javë pas blerjes së produktit. Sipas qytetarit, po të ishte anuluar transaksioni menjëherë, siç pretendon se i ishte sugjeruar nga banka e tij, gjithë situata do të ishte shmangur.

    Problemet nuk përfunduan me kaq.

    Ai pretendon se tentativa për rimbursim nuk u realizua me sukses dhe se më pas situata u përkeqësua edhe më tej. Sipas tij, gjatë procedurave të mëvonshme iu debitua edhe një shumë tjetër, duke bërë që humbja totale të arrinte në rreth 6 mijë euro. Edhe për këtë pretendim ai ka dorëzuar dokumente dhe pamje nga llogaria e tij bankare.

    I lodhur nga pritjet dhe mungesa e një zgjidhjeje, amerikani vendosi të protestojë para dyqanit AZA në Vlorë. Në videon që i ka dërguar JOQ Albania, ai shfaqet duke luajtur një këngë të krijuar me inteligjencë artificiale, ku ironizon situatën me vargjet: “3 mijë euro ikën, llogaria mbeti thatë.”

    Në pamje ai zhvillon edhe një bisedë me përfaqësues të dyqanit, të cilët i shprehin keqardhje për situatën dhe i sqarojnë se procedurat e rimbursimit administrohen nga zyra qendrore dhe banka. Nga ana tjetër, veterani amerikan këmbëngul se problemi mund të ishte zgjidhur që ditën pas blerjes nëse transaksioni do të ishte anuluar menjëherë.

    “Unë nuk jam i zemëruar për gabimin. Jam i zemëruar për faktin që prej një muaji dëgjoj vetëm ‘javën tjetër’. Nuk dua telashe, dua vetëm paratë e mia”, dëgjohet të thotë ai gjatë bisedës.

    Ai shton se nuk synon të krijojë konflikt, por vetëm të marrë atë që i takon, duke theksuar se 3 mijë euro janë një shumë shumë e madhe për dikë që jeton me pension invaliditeti.

    Turisti amerikan bën me dije se nuk do të ndalet me kaq. Ai thotë se po përgatit të gjithë dokumentacionin dhe provat për t’ua dërguar edhe mediave të mëdha amerikane, përfshirë CNN dhe NBC, me qëllim që historia e tij të marrë vëmendje edhe në SHBA. Sipas tij, raste të tilla dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe nuk duhet t’u ndodhin vizitorëve të huaj.

    JOQ Albania ka parë faturat, dokumentet bankare dhe komunikimet që qytetari ka vënë në dispozicion. Redaksia jonë do t’u japë hapësirë edhe AZA-s dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania për të paraqitur versionin e tyre zyrtar mbi këtë rast, në mënyrë që të sqarohet se ku ka ndodhur gabimi dhe si do të zgjidhet kjo çështje.

    AZA ELECTRONICS Intesa Sanpaolo Bank Albania Veterani amerikan denoncon Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe dyqanin e AZA Electronics
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.