Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    Aktualitet Nga InfoNews23.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve.

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve.

    Reklamë

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye dje me 90.64 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Me bazë vjetore, kursi Euro-Lek ka rënë me 6.2%. Euro po zhvlerësohet me ritmet më të larta në tre vitet e fundit.

    Ekspertët e tregut valutor mendojnë se rënia e vazhdueshme e Euros është rezultat i zhvendosjes së balancave mes ofertës dhe kërkesës. Flukset hyrëse në Euro vazhdojnë të jenë në rritje, të nxitura sidomos nga turizmi dhe investimet e huaja.

    Nga ana tjetër, kërkesa për Euro paraqitet gjithnjë e më e vakët, çka pjesërisht mund të shpjegohet edhe me uljen e besimit të publikut te monedha europiane, pas një cikli zhvlerësimi që po zgjat prej më shumë se një dekade.

    Kjo po reflektohet edhe në një zhvendosje të kuotimit të çmimeve të pasurive të paluajtshme drejt monedhës vendase. Ndërkohë, edhe kreditimi i ekonomisë është gjithnjë e më i orientuar drejt Lekut, sidomos në segmentin e individëve, duke ulur gradualisht kërkesën për valutë me qëllim pagesën e kësteve të kredisë.

    As trazirat e shkaktuara nga protestat e javëve të fundit nuk kanë sjellë një rritje të kërkesës së brendshme për Euro, siç mund të ketë ndodhur gjatë momenteve të pasigurisë politike apo ekonomike në të shkuarën.

    Banka e Shqipërisë vlerëson së në përgjithësi rënia e kursit të Euros mund të shpjegohet me zhvillimet në pozicionin e jashtëm të ekonomisë.

    Për gjysmën e parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie me gati 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat.

    Ndikim në bilancin e përgjithshëm të pagesave po jep edhe rritja e investimeve të huaja direkte. Për 6-mujorin 2026, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Përballë presioneve të shtuara mbi kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë i ka rritur më tej blerjet e valutës këtë vit.

    Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë Euro.

    Blerjet e gjysmës së parë të vitit 2026 po ndjekin trajektoren e blerjeve të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë duke filluar nga viti 2024. Në periudhën 2024-2025, blerjet arritën vlerën e më shumë se dy miliardë eurove. Vetëm vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard e 27 milionë euro në tregun e brendshëm.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Aktualitet

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Aktualitet

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026
    Aktualitet

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Aktualitet

    Gjumi: Pse disa njerëz mund të mbijetojnë me më pak se 5 orë gjumë

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.