Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Trafiku i kokainës, goditet rrjeti me 7 anëtarë: Në pranga pronari i “Cinco”-s dhe partneri i vajzës së ish-ministres

    Trafiku i kokainës, goditet rrjeti me 7 anëtarë: Në pranga pronari i “Cinco”-s dhe partneri i vajzës së ish-ministres

    Aktualitet Nga InfoNews26.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një tjetër operacion i gjerë i SPAK ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Në kuadër të këtij aksioni u arrestua Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive, përfshirë edhe atë me emrin Cinco. Ai u prangos në Palasë, teksa shijonte rrezet e diellit në një skaf luksoz. Pas arrestimit, policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe në një apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë.

    Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Klevis Hoxhosmani, i cili rezulton pronar i të paktën dy kompanive, njëra prej të cilave e regjistruar në Londër. Hoxhosmani është në lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e ish-deputetes Majlinda Bregu, e njohur në rrjetet sociale për postimet nga jeta luksoze në qytete si Dubai dhe Monako. Ai ishte personi që ajo e etiketonte si “dashuria”, megjithëse nuk kishte identitet publik – si shumë prej të ashtuquajturve “çunat e Dubait”. Në pranga përfundoi edhe vëllai i tij, Artur Hoxhosman, ndërsa në Elbasan u arrestua Ilir Lloshi. Ndërkohë, Erion Alibejt dhe Plarent Dervishaj iu komunikuan akuzat në paraburgim, ku ndodhen për vepra të tjera penale.

    Reklamë

    Gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK u sekuestruan orë të shtrenjta, makina luksoze dhe bizhuteri. Rasti ka risjellë në vëmendje një fenomen të përsëritur: vajzat që reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, jo rrallë herë, rezultojnë të lidhura me persona që përfundojnë në hetim apo arrestim për aktivitete kriminale. Teksa debati për privatësinë është i pranueshëm, nuk mund të mohohet fakti që shumë të rinj dhe të reja bien viktimë e këtij iluzioni luksi që ka për bazë botën e errët të krimit. Në vend të jetës së ëndërruar, ekspozimi ndaj këtyre lidhjeve sjell rrezik, ndëshkim dhe një rrënim që shpesh ndodh shumë vonë për t’u shmangur.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026
    Aktualitet

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026
    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë drejtorët që ende nuk kanë zbatuar urdhrin ”fshesa RAMA”

    24.10.2026

    Dash Sula: Pa lejen e Ramës nuk bëj dot asgjë

    24.10.2026

    Ermal Beqiri: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg

    24.10.2026

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.