Një sherri për vend parkimi ndodhi në zonën e njohur si ‘Nisharaku’ në Tiranë. Konflikti përfundoi me përdorimin e thikës. Si rezultat, një 55-vjeçar u plagos dhe tani ndodhet në spital. Ai është identifikuar si Armando Millonaj. Policia ka nisur kërkimin për 48-vjeçarin Enton Nushaj, i dyshuar si autori i ngjarjes.
Sipas informacionit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 07:40. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Nushaj goditi Millonaj me një mjet prerës. Si rezultat, Millonaj u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vazhdon kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të plota të sherrit për vend parkimi.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
