Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj, ku dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit, me inicialet E.G dhe D.N, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, i cili ka degraduar në përdorimin e armës.
Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dy persona plagosen rëndë
Të dy personat janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e konfliktit dhe përgjegjësitë përkatëse.
