Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Të preferuarit e shtetit dhe të SPAK-ut, “Salillari” dhe “2T” marrin tenderat mbi 60 mln euro të Bypass-it të Elbasanit

    Të preferuarit e shtetit dhe të SPAK-ut, “Salillari” dhe “2T” marrin tenderat mbi 60 mln euro të Bypass-it të Elbasanit

    Aktualitet Nga InfoNews11.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Të preferuarit e shtetit dhe të SPAK-ut, “Salillari” dhe “2T” marrin tenderat mbi 60 mln euro të Bypass-it të Elbasanit

    Kompania “Salillari” e biznesmenit Pëllumb Salillari duket se mbetet e vetmja që arrin të bindë plotësisht institucionet shtetërore kur vjen puna te ndërtimi i rrugëve. Për këtë kompani, koncesionet dhe tenderat e mëdhenj të infrastrukturës nuk mungojnë asnjëherë. Vetëm një muaj pasi Ministria e Infrastrukturës njoftoi se “Salillari” ishte një nga kompanitë që siguroi koncesionin 35-vjeçar të rrugës Milot-Balldre me vlerë 364 milionë euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë një tjetër kontratë të majme.

    Reklamë

    Bëhet fjalë për lotin e dytë të Bypass-it të Elbasanit, një procedurë me fond limit 26 milionë euro. Ky tender nxjerr në pah sërish mekanizmat e dyshimtë të përzgjedhjes së fituesve. Ndonëse në garë shfaqën interes 16 kompani dhe bashkimi i operatorëve “PE – VLA – KU”, “BIBA X” e “XHAST SHPK” dha një ofertë plot 760 mijë euro më të lirë, ARRSH vendosi ta skualifikonte. Rruga mbeti e hapur “Salillarit”, që u shpall fitues me ofertën sa 72.1% e vlerës së tenderit.

    Në të njëjtën kohë, ARRSH ka ndarë edhe lotin e parë të këtij projekti me vlerë 34.4 milionë euro. Edhe këtu fituesi nuk është një emër i njohur, pasi kontrata i kaloi kompanisë “2T”, e cila 50% është në pronësi të Artan Sakos, vëllait të kryebashkiakut socialist të Tepelenës.

    Kontratat e rrugëve përballë dritëhijeve të dosjeve të SPAK-ut

    Ajo që e bën më problematike këtë situatë është fakti se të dyja kompanitë përfituese po ruajnë besimin e palëkundur të shtetit, ndërkohë që janë të zhytura në hetimet e Prokurorisë së Posaçme. Ky kontrast i fortë mes tenderave që vazhdojnë të rrjedhin dhe dyshimeve për korrupsion tregon qartë sesi funksionon sistemi i prokurimeve në infrastrukturë.

    “Salillari” është vënë në shënjestër të SPAK-ut pas përfitimit të rreth 170–180 milionë eurove nga buxheti i shtetit. Sipas dosjeve hetimore, ekzistojnë dyshime të forta se kompania ka siguruar kontrata rrugore përmes skemave të paracaktimit të fituesit në tavolinë, skualifikimit të paligjshëm të ofertave më të ulëta dhe manipulimit të volumeve. Rasti më flagrant është ai i Lotit 1 të Unazës së Re, ku SPAK ka dërguar në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH-së për favorizim të hapur të kësaj kompanie. Hetimet kanë shkuar deri aty sa BKH ka bastisur zyrat e firmës dhe ka sekuestruar telefonat e pajisjet elektronike. Për më tepër, emri i Pëllumb Salillarit ka dalë edhe në dosjen voluminoze për ish-ministren Belinda Balluku, ku ai është listuar për t’u marrë në pyetje si person që ka djeni për rrethanat.

    Nga ana tjetër, as kompania “2T” e Artan Sakos nuk mbetet pas. Edhe zyrat e kësaj kompanie, e cila ka qenë një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike, janë kontrolluar nga BKH me qëllim zbardhjen e procedurave për projektet më të mëdha në vend. Hetimet ndaj “2T” janë përqendruar specifikisht te skualifikimet e dyshimta në Lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, te fondet shtesë që u alokuan për Lotin 3 të aksit Qukës-Qafë Plloçë pas shembjeve në terren, si dhe te kontratat e mirëmbajtjes rrugore që e lidhin emrin e Sakos me dosjen e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

    Salillari merr koncesionin 1 miliardë euro të Milot Balldrenë

    Këto raste tregojnë se në tenderat e rrugëve formula nuk ndryshon. Ndërsa SPAK-u mbush dosjet dhe sekuestron zyrava, ARRSH-ja vazhdon të mbushë llogaritë e të njëjtave kompani me miliona euro. Me sa duket, për institucionet tona, asnjë hetim për korrupsion nuk peshon më shumë sesa “besnikëria” ndaj fituesve të zakonshëm.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.