Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Tallja e Lufra dhe Erzeni! Historia shqiptare kthehet në lopë dhe çobanë

    Tallja e Lufra dhe Erzeni! Historia shqiptare kthehet në lopë dhe çobanë

    Aktualitet Nga InfoNews31.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tallja e Lufra dhe Erzeni! Historia shqiptare kthehet në lopë dhe çobanë

    TIRANË- Pak ditë më parë u raportua skandalin e bërë nga kompania Erzeni, e cila ka publikuar një reklamë me tingujt dhe elementet vizuale të isopolifonisë labe, të cilat shoqërohen me imazhe të lopëve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (AI), duke krijuar një kombinim deri në nivelet e talljes së kësaj trashëgimie kulturore.

    Reklamë

    Por kjo nuk është hera e parë që marketingu i kompanive të përpunimit të qumështit përdor elemente dhe figura të rëndësishme kombërtare.

    Lufra kohë më parë, në vitin 2024 nisi një fushatë marketingu me figurat më të rëndësishme kombëtare si: Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali, Shote Galica, Adem Jashari e shumë figura të tjera të shquara të kombit tonë duke i vendosur në ambalazhet e shisheve të dhalltit.

    “Çdo kush që do të freskohet këtë verë me një shishe dhallë Lufra, do të prezantohet edhe me një prej figurave tona të mëdha të historisë.”- shkruante kompania në rrjetet sociale gjatë fushatës prezantuese të këtyre produkteve, duke e shoqëruar dhe me foton që e gjeni më poshtë.

    Marketing&tallje/ Si u përdorën thesaret e historisë nga

    Foto e postuar nga Lufra nga fushata e marketingut në rrjete sociale

    Të dyja këto fushata nuk janë pritur mirë nga qytetarët në rrjetet sociale, ku kritikat kanë qenë të shumta për mënyrën se si këto elementë të rëndësishëm përdoren për interesa marketingu.

    Por jo vetëm kaq! Qytetarët shprehen të revoltuar për mënyrën se si përmes këtyre fushatave vizuale, kompanitë po synojnë të largojnë vëmendjen nga problemet reale që kanë kompanitë me sigurinë ushqimore.

    Të raportuara , dy kompanitë kanë shitur qumësht të kontaminuar me alfatoksinë.

    Ky fakt është pranuar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ku shprehej se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 26 mostra të marra në periudhën Janar 2024-Prill 2025.Ky ishte një nga rastet, nga dhjetra të tjerë të raportuara shpesh nga media dhe qytetarët që dy kompanitë shisnin produkte të kontaminuara. Po ashtu kompania Lufra u denoncua publikikisht edhe nga vetë blegëtorët, ku sipas tyre kjo kompani nuk ua merrte qumështin sepse ishte me alfatoksinë. Një rast ky që u denoncua dhe nga deputeti Erion Braçe në sallën e Kuvendit.

    Lidhur me akuzat, Luftra sqaronte se nuk po refuzonte fermerët, por po punonte për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë në mbrojtje të konsumatorëve.

    Ja çfarë deklaronte Lufra në atë kohë:

    “Te Lufra, shëndeti i konsumatorëve dhe siguria ushqimore janë prioritet absolut. Lufra nuk refuzon fermerët, por ka për detyrë të mbrojë shëndetin e konsumatorit. Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të
    cilësisë dhe sigurisë. Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në
    analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë. Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve.”

    Nisur nga fushatat e fundit të marketingut të të dyja kompanive vërehet qartë që në fakt për ta është më e rëndësishme investimi në marketing, duke përdorur elementë të rëndësishëm kombëtar, sesa cilësia dhe siguria e produkteve që ofrojnë për konsumatorët shqiptarë./ZËRI

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.