Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Super Mashtrimi! Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln euro të TVSH

    Nga InfoNews06.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Super Mashtrimi! Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln euro të TVSH

    Drejtoria e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar shpalli fituese bashkimin e kompanive Idea-Tel dhe Real com në tenderin e majmë 9.5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2.

    Fondi limit i tenderit ishte parashikuar 907 milionë lekë ose 9.5 milionë euro. Bashkimi i kompanive të shpallura fituese ofruan çmimin 899.3 milionë lekë ose sa 99.2 për qind e fondit limit.

    Në fakt, në garën për këtë kontratë u paraqitën tre oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive R&T dhe TBS 96, të cilat paraqitën çmimin 7.99 milionë euro. Por TVSH thotë se këto kompani kanë paraqitur letra të falsifikuara në tender, përkatësisht autorizimin e prodhuesit ose distributorit të autorizuar të pajisjeve transmetuese DVB-T2.

    Dy kompanitë pretendonin se kishin autorizim nga një kompani e quajtur Xiamen Tongce në Kinë si distributor i autorizuar i prodhuesit Rhode & Shëarz. Por pasi TVSH, iu drejtua me shkresë si kompanisë kineze ashtu dhe Rhode& Shëartz, ato mohuan që të kishin dhënë autorizim për kompanitë R&T dhe TBS 96.

    “Nga  verifikimet e kryera nga komisioni i vleresimit të ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konkludon se referuar informacionit të paraqitur nga kompania distributore Xiamen Tongce Electronics Co., Ltd., dhe kompania prodhuese Rhode & Schëarz dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik nuk është i vlefshëm pasi vetë kompania Xiamen Tongce Electronics Co., deklaron qe nuk ka lëshuar këtë dokument për bashkimin e operatorëve ekonomik “R & T”shpk  & “T B S 96”shpk. Gjithashtu prodhuesi Rhode & Schëarz deklaron se kompania Xiamen Tongce Electronics Co nuk është distributor i autorizuar për territorin e Republikës së Shqipërisë,” thuhet në dokumentin e skualifikimit të ofertës së dy kompanive.

    Zbulohet mashtrimi/ Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln

    Oferta e tretë në garë ishte e kompanisë PC Store me 900 milionë lekë.

    Paraqitja e dokumentave të falsifikuara në tenderat publikë është veprim që ndëshkohet automatikisht me përjashtim nga fitimi i kontratave publike deri në tre vjet. TBS 96 dhe R&T janë dy kompani, të cilat kanë marrë një sërë kontratash të rëndësishme publike, përfshirë tendera sekretë.

    TBS 96 është kompania që fitoi tenderin sekret 11 milionë euro për komunikimet e policisë, por tani e njëjta kompani kapet në mashtrim.

    Tenderi 
    Tenderi 9.5 milionë i rrjetit të mirëmbajtjes ka qenë një objekt i madh përplasjesh interesa të forta. Ky tender u hap nga ish drejtoresha Aurora Polo gjatë vitit të kaluar, pak javë para ikjes së saj. Më pas pas shumë përplasjesh tenderi u anullua nga drejtoresha e re Eni Vasili.

    Në atë kohë u fol për përplasje interesash edhe nga bota e nëndhëshme e krimit në këtë tender, dhe anullimi duket se ishte varka e shpëtimit për TVSH-në.

    TVSH bleu përkohësisht shërbim emergjent dhe e rihapi tenderin sërish në mars të këtij viti, ku u paraqitën tre oferta dhe fitoi ajo e bashkimit të kompanive Real com dhe Idea-Tel.  /Kapitali

    Artan Xhori Super Mashtrimi! Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln euro të TVSH
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Aktualitet

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026
    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.