Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës

    Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës

    Aktualitet Nga InfoNews22.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës

    Nga veri në jug, disa qytete të vendit u përfshinë nga reshje shiu dhe stuhi të fuqishme mbrëmjen e së martës. Një punonjës i OSHEE ndërroi jetë në Himarë teksa, sipas policisë, ishte në punë për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit. Elektricisti 54-vjeçar Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte pjesë e grupit të punës për sezonin, u dërgua në spital pa shenja jete. Ndërkohë, burime nga OSHEE sqarojnë se dyshohet se elektricisti është rrëzuar nga shtylla elektrike.

    Për ngjarjen, ka reaguar edhe ministri i Energjisë, Enea Karakaçi, i cili bën me dije se elektricisti shërbente në degën e Elbasanit që prej vitit 2000.

    Reklamë

    “Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit. Nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve”, shprehet ai në një postim në Facebook.

    Stuhia e furishme shkaktoi dëmet më të mëdha në qytetin bregdetar të Sarandës, ku disa persona mbetën të lënduar, ndërsa 3 prej tyre morën ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe pranë stadiumit. Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor.
    Stuhia rrëzoi pemë të shumta në bulevardin e Sarandës, si edhe shëtitoren e Ksamilit, të cilat janë hequr gjatë natës. Në Vlorë u rrëzuan pemë dhe u shkaktuan dëme në lokalet përgjatë Lungomares. Disa zona kanë pasur probleme me energjinë elektrike.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.