Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    Nga InfoNews22.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet mbi veprimtarinë dhe përfitimet financiare të shoqërisë “Gogel” sh.p.k., në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se veprimet hetimore janë shtrirë edhe në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë me këtë shoqëri.

    Sipas të njëjtave burime, SPAK ka evidentuar marrëdhënie financiare ndërmjet Bashkisë së Tiranës, “One Albania” sh.a. dhe “Gogel” sh.p.k., si dhe lidhje tregtare me subjekte që kanë përfituar fonde publike për aktivitete të organizuara nga bashkia gjatë viteve 2020–2024.

    Verifikimet tregojnë se këto kompani, përveç kontratave me institucione publike, kanë pasur ndërveprime të vazhdueshme financiare me “Gogel” sh.p.k., e zotëruar nga Arbër Veliaj. Ndërkohë, Erion Veliaj rezulton aktualisht i pandehur me 13 akuza.

    Nga dokumentacionet e sekuestruara, SPAK konstaton se për një periudhë katërvjeçare Bashkia e Tiranës ka shpenzuar rreth 2.4 milionë euro për aktivitete artistike, kulturore dhe sponsorizime.

    Po ashtu, nga analiza e të dhënave në Portalin Qendror të Kontrollit dhe Menaxhimit (Fiskalizimi), rezulton se shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., me administrator Erald Simixhiu—i cili raportohet të ketë lidhje të afërta familjare me Ajola Xoxën—ka regjistruar gjatë vitit 2024 një sërë faturash shitjeje, përfshirë një faturë me vlerë 698,285 lekë ndaj një subjekti tregtar.

    Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK po analizon rrjedhën e fondeve dhe rolin e secilit subjekt në skemën e dyshuar financiare.

    2.4 milionë euro abuzim me tendera Ajola Xoxa aktivitete kulturore Arbër Veliaj Arts Lab sh.p.k. Bashkia e Tiranës Erald Simixhiu Erion Veliaj fiskalizimi fonde publike Gogel sh.p.k. hetim penal kompani të lidhura korrupsion krim i organizuar marrëdhënie financiare One Albania skandal financiar SPAK sponsorizime
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Aktualitet

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026
    Aktualitet

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026
    Aktualitet

    1 miliard për makinat me qira: Fiton Papuli, ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026

    Nën hetim nga SPAK për aferën “Bankers”/ Leonidha Çobo merr tender 1 mln euro nga Dritan Agolli

    11.08.2026

    “13-fish më shumë për emergjencat”, investigimi rrëzon propagandën e ministrit të Ramës

    11.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.