Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SPAK: Transaksione milionëshe për pronat në Akërni dhe Zvërnec, kontrolle për dokumente dhe prova

    SPAK: Transaksione milionëshe për pronat në Akërni dhe Zvërnec, kontrolle për dokumente dhe prova

    Aktualitet Nga InfoNews03.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK: Transaksione milionëshe për pronat në Akërni dhe Zvërnec

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për tjetërsimin e pronave në zonat bregdetare të Akërnisë dhe Zvërnecit në Vlorë, ku dyshohet për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe veprime të koordinuara mes disa personave dhe kompanive.

    Reklamë

    Sipas dosjes hetimore, Artur Shehu ka qenë në qendër të transaksioneve të pronave, ndërsa përfaqësuesit e tij prej vitesh kanë qenë Leonard Bishaj dhe Pullumb Petritaj. Prokurorët thonë se këta persona kanë ndjekur procedurat për kthimin, regjistrimin dhe më pas shitjen e sipërfaqeve të mëdha të tokës, ndaj kërkohet kontrolli i banesave dhe i tyre personal për gjetjen e dokumenteve që mund të ndihmojnë hetimin.

    Nga verifikimet e SPAK rezulton se mes Artur Shehut dhe familjarëve të Pullumb Petritajt janë kryer një sërë transaksionesh pronash ndër vite. Një prej tyre lidhet me shitjen e një pasurie prej 1 milion metrash katrorë në zonën kadastrale 1007 të Vlorës, e blerë në vitin 2014 nga Ina Petritaj për 253 milionë lekë.

    Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se avokati Enkes Hysendhima ka luajtur rol aktiv në koordinimin e shitjeve të pronave që lidhen me Artur Shehun dhe Ferdinant Sulajn, megjithëse nuk rezulton zyrtarisht përfaqësues i ndonjërës prej palëve. Për këtë arsye SPAK ka kërkuar kontroll edhe në zyrën e tij të avokatisë për të siguruar dokumente me interes për hetimin.

    Në fokus të hetimit janë edhe transaksionet e kryera nga shoqëria “Albania Land Development”, e administruar nga Redi Struga. Sipas dokumenteve, në nëntor 2025 kompania lidhi një kontratë për blerjen e mbi 1 milion metrave katrorë tokë në Zvërnec nga Artur Shehu për 5.5 milionë euro. Vetëm pesë muaj më vonë, në prill 2026, e njëjta pronë rezulton të jetë shitur për 122 milionë euro.

    Po ashtu, kompania ka blerë prona të tjera nga Ferdinant Sulaj dhe familjarët e tij për dhjetëra milionë euro, ndërsa në Akërni ka lidhur kontrata edhe me Feriare Ndreun për një sipërfaqe prej 78 mijë metrash katrorë me vlerë 2 milionë euro.

    Sipas SPAK, një tjetër element me interes janë marrëdhëniet e biznesit mes Redi Strugës dhe Artur Shehut. Dokumentet tregojnë se ata kanë kryer transaksione të përbashkëta prej vitesh, përfshirë shitje pronash, kontrata sipërmarrjeje dhe projekte zhvillimi në vijën bregdetare të Akërnisë dhe Zvërnecit.

    Prokuroria dyshon se këto veprime janë kryer në mënyrë të koordinuar dhe me interesa të përbashkëta ekonomike, ndaj kontrollet e urdhëruara nga Gjykata e Posaçme synojnë sigurimin e dokumenteve, komunikimeve dhe provave të tjera që mund të hedhin dritë mbi origjinën dhe ligjshmërinë e këtyre transaksioneve milionëshe.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.