Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SPAK: Për pasuritë e Ermal Beqiri është kërkuar sekuestro! Al Soft në shtetin francez

    SPAK: Për pasuritë e Ermal Beqiri është kërkuar sekuestro! Al Soft në shtetin francez

    Aktualitet Nga InfoNews30.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ermal Beqiri arrestohet në Francë, KLGJ i jep miliona kompanisë HORIZON mes hetimeve të SPAK
    Ermal Beqiri arrestohet në Francë, KLGJ i jep miliona kompanisë HORIZON mes hetimeve të SPAK
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK: Për pasuritë e Ermal Beqiri është kërkuar sekuestro! ‘Al Soft’ në shtetin francez

    Arrestimi të shtunën e 25 korrikut në Francë, i Ermal Beqirit, një nga personazhet kyç në dosjen e AKSHI-t, ndodhi për shkak të rrethanave rastësore, por ndërkohë autoritetet e atjeshme e kishin lokalizuar prej disa javësh, për llogari të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar më herët sekuestrimin e pasurive të tij në këtë vend. Një kompani IT-je, të Beqirit në Francë, ku ai tani ka nisur betejën kundër ekstradimit.

    Reklamë

    ***

    Xhandarmëria në Amiens, e arrestoi Ermal Beqirin në pistën e aeroportit ‘Albert’ , pasi avioni i vogël me të cilin ai kishte fluturuar, bëri një ulje të detyruar nga forcat ajrore franceze.Me një gjobë 7 mijë euro, për shkeljen e hapësirës mbi centralin bërthamor në Normandi, Beqiri do të kishte vazhduar qetësisht jetën në arrati. Por në fakt, autoritetet franceze, kishin rënë në gjurmët e tij që më parë, falë informacioneve të shkëmbyere me SPAK-un, i cili në dhjetor të vitit të kaluar kishte kërkuar arrestin e tij më burg, duke bërë që më pas emri i tij të përfshihej në listën e të kërkuarve ndërkombëtar.

    “Prej disa javësh kemi ndarë informacion me partnerët francezë. Ka qenë lokalizuar prej disa javësh. S’ka qenë qëllim vetëm arrestimi por edhe veprime të tjera hetimore”, thotë Braho.

    Dhe në fakt duket se këto hetime kanë avancuar.

    “Ne kishim kërkuar më herët nga Franca sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirit. Nuk ka vetëm avionë atje, ka edhe pasuri të tjera”, deklaroi Braho.

    Siç bërë të ditur, Ermal Beqiri ka një lidhje të hershme me Francën, vend ku ai ka kryer një pjesë të studimeve si dhe ka punuar disa vjet, përpara se të rikthehej në Shqipëri.

    Zbuluar të paktën një kompani të Beqirajt në Francë, të regjistruar në Nimes, në jug të të vendit ‘Al Soft’, e cila ofron shërbime të ndryshme IT. Në faqen e kompanisë ka dhe një prezantim të saj nga vetë Beqiri.

    Biznesmeni, i cili rezulton si një nga figurat kyçe në hetimin e dosjes së AKSHI-t, rezulton i apasionuar pas fluturimeve. Përveç avionit me të cilin u kap në Francë, ai ka një kompani ‘Fly solution’, e cila ofron me qira, avionë të vegjël privat, të regjistruar në Slloveni. Edhe në faqen e kësaj kompanie gjendet sërish një fjalim prezantues i Beqirit.

    Ditën e djeshme biznesmeni shqiptar në kërkim u paraqit bashkë me një avokat mbrojtës, në gjykatën penale të Amiens. Seanca ka qenë procedurale. Ai është vënë në dijeni të kërkimit ndërkombëtar ndaj tij, dhe kërkesës për ekstradim në Shqipëri. Tashmë do të jetë në dorë të autoriteteve shqiptare të përgatisin një dosje të plotë brenda 40 ditëve me provat që SPAK ka kundër tij në lidhje me aferën “AKSHI”, në mënyrë që gjykatat franceze të bindën për të dhënë dakordësi për ekstradimin e tij drejt Tiranës. Kjo dosje është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të fitojnë betejën e ekstradimit, pasi Beqiri pritet të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore për ta kundërshtuar. Procesi pritet të zgjasë për të paktën një vit, pasi gjykatat atje duhet të japin vendim të formës së prerë.

    Pazar Gerond Meçe-Ermal Beqiri për tenderët miliona euro të AKSHI-t? ABS “pendohet” dhe tërheq ankimimet kundër Horizon dhe akuzat ndaj KPP: SPAK thirret të bëjë detyrën!

    Peshkaqeni i AKSHI-t, biznesmeni Ermal Beqiri arrestohet në Francë! Pritet ekstradimi

    OSHEE injoron hetimet e SPAK, i beson tenderin 720 mijë euro për sigurinë kibernetike kunatit të Ermal Beqirit

    Nga kunati i Ermal Beqirit tek Jorgji i Albascan, kush janë emrat e rinj të përlyer tek AKSHI

    Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-ut në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.