Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SPAK/Koçeku dhe Bedini, lidhje të ngushta me kartelin e Luis Sebrano, SPAK gjen tonelatat e kokainës

    SPAK/Koçeku dhe Bedini, lidhje të ngushta me kartelin e Luis Sebrano, SPAK gjen tonelatat e kokainës

    Aktualitet Nga InfoNews26.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK/Koçeku dhe Bedini, lidhje të ngushta me kartelin e Luis Sebrano, SPAK gjen tonelatat e kokainës

    Nga Flamur Vezaj

    Reklamë

    Trafikantët shqiptarë të kokainës Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai alias Genc Bedini nuk vepronin të izoluar. Sipas dosjes hetimore që “MaShqip” ka siguruar, ata kishin krijuar lidhje të drejtpërdrejta me rrjete të fuqishme kriminale në Amerikën Latine dhe Europë, mes tyre edhe me organizatën e drejtuar nga Luis Sebrano, një emër i njohur për autoritetet ndërkombëtare të antidrogës dhe pronar i kompanisë “Maxi Grans”, e cila sipas hetimeve përdorej për transportin e ngarkesave nga Paraguaji drejt porteve europiane.

    Referuar dokumenteve të SPAK, një pjesë e konsiderueshme e kokainës që nisej nga Paraguaji drejt Europës transportohej përmes kompanive tregtare që merreshin me sojë, qymyr, mish dhe mallra të tjera, ku lënda narkotike fshihej në konteinerë. Hetuesit dyshojnë se grupi i Koçekut dhe Hamzait përdorte të njëjtën mënyrë veprimi me rrjetin e Luis Sebranos, i arrestuar më vonë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    Dosja e siguruar nga “MaShqip” tregon se komunikimet e SKY ECC kanë zbuluar jo vetëm bashkëpunimin mes palëve, por edhe humbjet e mëdha që organizata pësoi nga operacionet e autoriteteve ndërkombëtare. Në bisedat e përgjuara, Luçiano Koçeku shprehet se grupit i janë sekuestruar qindra kilogramë dhe tonelata kokainë në periudha të ndryshme, duke përmendur ngarkesa prej 600 kilogramësh, 1.2 tonësh dhe dy ngarkesa të tjera prej rreth një toni secila, të cilat sipas hetuesve lidhen me trafikun e organizuar nga Amerika Latine drejt Europës.

    Sipas SPAK, këto nuk kanë qenë goditje të izoluara. Më 29 maj 2020, autoritetet britanike sekuestruan 162 kilogramë kokainë në Birmingham, ngarkesë që lidhet me rrjetin kriminal të Koçekut. Hetuesit dyshojnë se vetëm gjatë periudhës nga 2 maji deri më 29 maj 2020, organizata kishte arritur të trafikonte rreth 882.5 kilogramë kokainë drejt Britanisë së Madhe.

    Një tjetër goditje e rëndë për rrjetin erdhi më 28 tetor 2020, kur në Portin e Roterdamit u sekuestruan 1.435 kilogramë kokainë. Sipas dosjes që disponon “MaShqip”, kjo ngarkesë i atribuohet rrjetit të Alfredo Hamzait, i cili sipas hetuesve kishte rol kyç në sigurimin e furnizimeve nga Amerika Latine dhe koordinimin e transporteve drejt Europës.

    Po ashtu, hetimet kanë dokumentuar edhe episode të tjera të trafikut ndërkombëtar. Në janar 2020, në Barcelonë u sekuestruan 441 kilogramë kokainë dhe u arrestua Indrit Kulaj, një nga personat që SPAK e lidh me organizatën. Në komunikimet e SKY ECC, kjo ngarkesë rezulton të jetë diskutuar nga anëtarët e grupit, duke forcuar dyshimet për përfshirjen e tyre.

    Dosja e siguruar nga MaShqip përshkruan një organizatë kriminale me role të ndara qartë. Luçiano Koçeku paraqitet si organizatori dhe menaxheri i tregjeve europiane, personi që koordinonte shpërndarjen e kokainës në Belgjikë, Holandë, Britani të Madhe, Irlandë dhe Itali, si dhe transferimin e miliona eurove dhe pagesave në kriptomonedha. Alfredo Hamzai konsiderohet si një nga hallkat kryesore të lidhjes me furnizuesit dhe laboratorët në Amerikën Latine, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit merreshin me logjistikën, magazinimin, transportin dhe shpërndarjen.

    Sipas SPAK, organizata nuk merrej vetëm me trafik droge. Fitimet e gjeneruara nga kokaina dyshohet se investoheshin në Shqipëri, kryesisht në sektorin e ndërtimit, komplekse banimi, vila turistike dhe pasuri të paluajtshme. Hetuesit po verifikojnë nëse miliona euro të krijuara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë ricikluar përmes kompanive dhe projekteve ndërtimore që figuronin në emër të personave të tjerë, por që sipas komunikimeve të SKY ECC kontrolloheshin nga drejtuesit e organizatës.

    Për SPAK-un, bëhet fjalë për një rrjet kriminal që kishte krijuar ura të forta mes karteleve të Amerikës Latine, porteve kryesore të Europës dhe investimeve në Shqipëri, duke kontrolluar çdo hallkë të zinxhirit, nga furnizimi me kokainë deri te pastrimi i fitimeve të saj.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.