Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»SKEDA/ Kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI, te miqësia me Edi Ramën dhe pasuria miliona euro!

    SKEDA/ Kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI, te miqësia me Edi Ramën dhe pasuria miliona euro!

    SKEDA/ Kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI, te miqësia me Edi Ramën dhe pasuria miliona euro!
    Aktualitet Nga InfoNews27.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SKEDA/ Kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI, te miqësia me Edi Ramën dhe pasuria miliona euro!
    SKEDA/ Kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI, te miqësia me Edi Ramën dhe pasuria miliona euro!
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SKEDA/ Kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI, te miqësia me Edi Ramën dhe pasuria miliona euro!

    Më 22 korrik të vitit 2025, Ergys Agasi, do të shkelte për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje. Vetëm një muaj më herët me vendim gjykate atij i ishin kontrolluar ambientet e bizneseve dhe banesa e tij.

    Asnjëherë më parë emri i tij nuk ishte lidhur me ndonjë aktivitet të paligjshëm, edhe pse shpesh akuzat politike e lidhnin në marrëdhënie me grupe kriminale. Ergys Agasi, sot vetëm 39-vjeçar, djali i një socialisti të vjetër si Bardhyl Agasi, do t’i futej jetës publike në vjeshtën e vitit 2013. Kur ishte 26-vjeç, me propozim të atëhershëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës, ai do të emërohej drejtues i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

    Reklamë

    Këtë post do ta mbante deri në vitin 2017, kur koalicioni qeverisës LSI-PS u prish, me Agasin që dha dorëheqjen teksa falënderonte si vizionar ministrin e atëhershëm të Mjedisit, Lefter Koka.Më pas Ergys Agasi do t’i futej seriozisht botës së biznesit. Më herët ai rezultonte që prej vitit 2011 bashkëthemulues me disa shtetas grekë i një kompanie import-eksporti të quajtur “Agasi Markoudis Group”, ndërsa në 2016-n kishte krijuar “EA LOGISTICS” e cila vetëm një vit më vonë u bë “EA TOBACCO”, një kompani për tregtinë e cigareve. Do të ishte pikërisht ky biznes që do ta vendoste për herë të parë në radarët e SPAK Ergys Agasin, në momentin kur bleu “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve”, që u akuzua për kontrabandë duhani.

    Përmes “EA TOBACCO” në vitin 2020 Ergys Agasi do të blinte 100% të aksioneve të “SPECIAL TOBACCO”, të cilës i ndërroi emrin duke rikthyer “EA LOGISTICS”, biznes me objekt “Aktivitete shërbimi, shitje, blerje cigaresh dhe produkte duhani shumicë dhe pakicë”.

    Por të pasur Ergys Agasin dhe subjekt të Prokurorisë speciale në Tiranë do ta bënin të tjera biznese por dhe lidhje të reja politike. Në vitin 2023 ai do t’i futej fushës së teknologjisë së informacionit. Më 15 Mars 2023 Agasi krijon si ortak i vetëm kompaninë EA Solution SHPK (emri duke ndjekur traditën e inicialeve të tij në çdo kompani), me objekt kryesor “Zhvillimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe programeve në fushën e teknologjisë së informacionit”.

    Dhe pikërisht me këtë kompani SPAK thotë në dosje se Ergys Agasi mori, përmes një serie transaksionesh mes viteve 2023 dhe 2025, mbi 9 milionë euro, në formë ryshfeti për ndikimin e tij për paracaktimin e tenderave të AKSHI-t.

    Sipas vendimit të Gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe pasurive të tij, përmes shoqërisë së tij “EA Solution”, Agasi “ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomike “Soft & Solution” sh.p.k., në pronësi të Ermal Beqirajt, “Fastech” sh.p.k. të Andis Papës dhe “First” sh.p.k. të Gëzim Hoxhës.

    Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezulton nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t, falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte, sipas SPAK, me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur. Hetimi dokumentoi se EA Solution nuk zotëronte asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për të përmbushur angazhimet që formalisht merrte përmes kontratave.

    Përveç pagesave direkte Agasi merrte edhe shpërblime të tjera sipas SPAK, siç ishin verërat e shtrenjta, që shkonin mbi 900 mijë euro.

    Më 16 dhjetor 2025 SPAK do ta shpallte në kërkim Ergys Agasin pasi më herët kishte marrë një vendim “arresti me burg” nga GJKKO. Ai akuzohej për konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës dhe heqje e paligjshme e lirisë për pengmarrjen e Gerond Meçes, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera e kryer si grup kriminal, pastrim parash etj.

    4 muaj më vonë SPAK do t’i shtonte edhe akuzën e korrupsionit pasiv. Po në prill 2026 GJKKO vendosi sekuestron e rreth 30 pasurive të Argys Agasit që kapin vlerë disa milionë euro, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution.

    Agasi tashmë në pranga, figuron edhe pronar i 30% të aksioneve të ekipit të futbollit Dinamo City, bashkëortak me Adrian Bardhin dhe FORTIS BETON CO të Orest Sotës, i arrestuar për trafik droge dhe pastrim parash.

    Përveç Sotës, Agasi përmendet si një person me lidhje të ngushta me grupe të ndryshme kriminale në vend, i akuzuar shpesh si koordinator i krimit në vend.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.