Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!

    Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!

    Aktualitet Nga InfoNews28.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prej 11 muajsh, 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme me burim furrat e kompanisë Kurum International qëndrojnë në Porto Romano.

    Ngarkesa u nis nga porti i Durrësit në fillim të korrikut të vitit 2024 me destinacion Tajlandën, u bllokua në Singapor pas sinjalizimit të Rrjetit të Veprimit të Bazelit dhe më 28 tetor 2024 u rikthye në Shqipëri me anijen Moliva.

    Reklamë

    Që atë ditë, kontejnerët u sekuestruan dhe u zhvendosën në Porto Romano ku vazhdojnë të rrinë nën diell e shi, ndërsa dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit ka mbetur thuajse e pandryshuar.

    As mostrat nuk janë marrë siç e kërkon ligji, me zinxhir të plotë prove, as nuk është përcaktuar shkencërisht se çfarë ka brenda secilit kontejner. Deri më tani kemi parë që nuk mungojnë faktet, madje ato janë me shumicë, por mungon vullneti!

    Aktorët e dosjes janë të identifikueshëm. Kurum International si burim i mundshëm i pluhurit industrial të filtrave. Sokolaj shpk si eksportuese nga Durrësi. GS Minerals në Kroaci si marrës. Agjencitë shtetërore mjedisore dhe doganore që duhej të verifikonin ngarkesën dhe dokumentacionin shoqërues, sidomos kur destinacioni është një vend jo anëtar i OECD.

    Operatori portual që administron terminalin lindor ku historikisht janë paketuar “big bags” me materiale të tilla. Dhe mbi të gjitha Prokuroria e Durrësit që ka pasur në dorë veprimet, terrenin, dhe kohën, por nuk ka kryer aktet bazike!

    Pse?!

    Skandali NUK është një çështje lokale që të shpresohet se mund të harrohet në Porto Romano nga ndonjë prokuror i korruptuar!

    Shqipëria është palë e Konventës së Bazelit që rregullon lëvizjen ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme.

    Eksporti te vendet pritëse kërkon miratim paraprak me shkrim nga vendet eksportuese, tranzit dhe importuese dhe garancinë se trajtimi do të bëhet sipas standardeve mjedisore e shëndetësore.

    Në këtë rast, ngarkesa u kthye pikërisht sepse këto kushte nuk u plotësuan. U desh ndërhyrje e autoriteteve të Singaporit dhe Tajlandës për ta sjellë mbrapsht në Durrës. Pra nuk kemi vetëm një dyshim për mbetje të rrezikshme toksike, por kemi një skemë të plotë ndërkufitare me pasoja të qarta ligjore. Por, Prokuroria e Durrësit vijon të flejë mbi dosje.

    Nëse pyetja është kush po e varros skandalin, përgjigjja fillon te mungesa e një akti shkencor.

    Pa mostër, pa analizë, pa zinxhir prove, çështja nuk ecën para! Dhe për këtë duket se po kujdeset politika dhe drejtësia. Pa prova nuk ka akuzë. Pa laborator nuk ka fajtor.

    Pikërisht për këtë arsye, SPAK duhet të marrë çështjen në dorë dhe të çojë para hetimet! Të dhënat paraprake përmbushin kushtet e dyshimit për një grup të strukturuar kriminal. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.