Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Si plasi dajaku mes dajës Idajet Ismailaj dhe nipit Sokol Agalliu, shkak pika e voçkël e Kumbaros

    Si plasi dajaku mes dajës Idajet Ismailaj dhe nipit Sokol Agalliu, shkak pika e voçkël e Kumbaros

    Aktualitet Nga InfoNews28.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Si plasi dajaku me dajës Idajet Ismailaj dhe nipit Sokol Agalliu, shkak pika e voçkël e Kumbaros
    Si plasi dajaku me dajës Idajet Ismailaj dhe nipit Sokol Agalliu, shkak pika e voçkël e Kumbaros
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si plasi dajaku mes dajës Idajet Ismailaj dhe nipit Sokol Agalliu, shkak pika e voçkël e Kumbaros

    Një konflikt mes ortakëve të kompanisë “Finman” shpk ka degraduar në dhunë fizike gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues, të zhvilluar këtë të enjte, më 28 maj 2026.

    Reklamë

    Kompania “Finman” zotëron disa shoqëri të njohura, mes tyre “Albstar” shpk, “Manastiri Resort” shpk, “Arena Center” shpk dhe një sërë kompanish të tjera.

    Sipas raportimeve në media, konflikti ka nisur gjatë mbledhjes së bordit, ku ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj, së bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe truprojat e tyre, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe sende të forta Sokol Agalliun, djalin e ortakes tjetër të shoqërisë.

    Po sipas të njëjtave raportime, ndaj tij janë bërë edhe kërcënime me jetë.

    Skyweb.al ka konsultuar dokumentacionin e kompanisë dhe rezulton se përplasja nuk është vetëm një sherr mes ortakësh, por edhe një konflikt brenda familjes Ismailaj.

    Sokol Agalliu përfaqëson në kompani interesat e nënës së tij, Rajmonda Agalliu.

    Kjo e fundit është vajza e biznesmenit Sadik Ismailaj. Sadik Ismailaj është babai i Idajet Ismailajt dhe Rajmonda Agalliut.

    Pra, konflikti ka përballur dajën me nipin, pasi Idajet Ismailaj dyshohet se ka shkuar në mbledhje me truproja dhe ka dhunuar Sokol Agalliun.

    Në qendër të përplasjes, sipas raportimeve mediatike, është edhe projekti shumë i diskutuar i “Manastiri Resort” në Gjirin e Manastirit, i njohur publikisht edhe si “pika e voçkël” e Mirela Kumbaros.

    Raportohet se përplasja mes ortakëve ka nisur pasi Sokol Agalliu ka akuzuar Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për zhdukjen e 500 milionë lekëve nga arka e kompanisë.

    Po ashtu, Agalliu mësohet se pretendon se ka zbuluar se Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj kanë përvetësuar edhe 750 metra katrorë te “Manastiri Resort”.

    Projekti “Manastiri Resort” ka qenë prej vitesh objekt debatesh publike. Një nga vendimet më të diskutuara ka qenë leja e dhënë nga ish ministrja Mirela Kumbaro për ndërtimin e resortit nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së mbrojtur të Parkut të Butrintit.

    Në vitin 2021, Kumbaro firmosi vendimin që Gjiri i Manastirit, në hyrje të zonës së Ksamilit, të hiqej nga zona e mbrojtur.

    Më pas, Këshilli Kombëtar i Territorit dha lejen për ndërtimin e resortit.

    Projekti u kundërshtua fort në atë kohë. Vetë Kumbaro, gjatë një interpelance në Kuvend, e cilësoi projektin si “një pikë e voçkël”. Por dokumentet e mëvonshme të KKTU tregojnë se kjo “pikë” është zgjeruar disa herë.

    Sipas dokumenteve të miratuara në vitin 2024, në harta duket qartë se projekti është shumëfishuar, duke e kthyer atë që u paraqit si një ndërhyrje e vogël në një resort të madh dhe shumë të diskutuar, mbi një territor me ndjeshmëri të lartë publike dhe mjedisore.

    Përplasja e fundit mes ortakëve të “Finman” e rikthen edhe një herë në vëmendje këtë projekt, këtë herë jo vetëm për debatet mbi lejet dhe zonën e mbrojtur, por edhe për konfliktin e ashpër financiar dhe familjar që duket se ka shpërthyer brenda grupit që kontrollon kompanitë e përfshira në investim.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.