Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba…belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë

    13.06.2026

    Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

    13.06.2026

    SPAK/ Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

    12.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Si e organizuan trafkun e kokainës, Orgest Birçaj, Hamzai e Tur Koçeku

    Nga InfoNews12.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si e organizuan trafkun e kokainës, Orgest Birçaj, Hamzai e Tur Koçeku

    Alfredo Hamazi dhe Luçiano Koçeku janë dy ‘kokat’ e grupeve kriminale të goditura nga SPAK e të përfshira në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike e të pastrimit të parave. Nga dosja hetimore, rezulton se Koçeku dhe Hamzai kanë një ndërveprim të fortë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në trafikun e kokainës, pastrimin e parave dhe për krahun e punës në laboratorë në Ekuador.

    Në dosje thuhet se Hamzai nëpërmjet biznesmenit Orgest Birçaj, ka dërguar persona për të punuar në laboratorin në Ekuador. Ata janë dërguar nëpërmjet agjencisë së udhëtimit ‘Top Seven’ në pronësi të Birçaj.

    Pjesë nga dosja

    Aktiviteti është i shtrirë në disa vende, ku përveç aleancave dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me grupe të ndryshme kriminale që operojnë në shtete të ndryshme (si hollandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane, britanike, si dhe kartele të drogës nga Kolumbia, Paraguaji dhe Ekuadori), grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë mes tyre në këtë veprimtari, ose ndihmojnë njëri-tjetrin në procese të ndryshme, sipas njohjeve dhe lidhjeve që kanë në vendet ku transportohet lënda narkotike. Alfredo Hamzai, Luciano Koçeku, mundësojnë zinxhirë të ndryshëm të veprimtarisë kriminale duke patur kontroll të plotë si të burimit prej nga vjen lënda narkotike, të pikave se ku do të kalojë tranzit dhe më pas në transportimin drejt magazinave tek përpunimi kimik ka pajisje gjurmuese të tjera veç atyre të vendosur nga ata; me transportin më pas nëpër Europë si Belgjikë, Hollandë, Itali, Mbretëri e Bashkuar.

    Hamzai e Koçeku kanë bashkëveprim të vazhdueshëm, të cilët investojnë dhe shpenzojnë në lidhje me një laboratorë të ndodhur në Kolumbi e Ekuador, me përgjegjës shtetas shqiptar, i cili siguron furnizim, përpunim, rrugë transporti për shumë grupe kriminale shqiptare; përfshihen në trafikim të lëndëve narkotike nga këto shtete, e dokumentuar kjo me kapjen e sasisë prej 441 kg në Barcelonë Spanjë; përfshihen në përpunimin e lëndës narkotike në Belgjikë, me qëllim trafikimin më pas në vende të tjera; si dhe përfshihen në transportim të lëndëve narkotike nga këto shtete në drejtim të Evropës, duke ndarë fitimet dhe shpenzimet; ata ndihmojnë njëri-tjetrin në dërgimin e forcës punëtorë në laboratorin në Ekuador, siç është rasti i personit nën hetim Dritan Aga, Arsen Gerbi dhe Muhamet Mersini; udhëtimi i cili organizohet nëpërmjet prerjes së biletave pranë agjensisë nëpërmjet personit nën hetim Orgest Birçaj, nëpërmjet shoqërisë “Top Seven” sh.p.k., me aktivitet ndër të tjera agjensi udhëtimi. Personi nën hetim Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku për shkak të lidhjeve direkte me laboratorin e ndodhur në Ekuador e Kolumbi, konsiderohen si furnizues të lëndës narkotike, sipas kërkesave që kanë personat nën hetim Orest Sota, Orgest Birçaj, Adrian e Elton Memeti; personi nën hetim Alfredo Hamzai, siguron informacione në lidhje me ngarkesat që kontrollohen dhe problematikat që ata kanë në trafikimin që vetë personat nën hetim kryejnë në kuadër të trafikimit të lëndës narkotike; ndërsa personi nën hetim Orest Sota për shkak të lidhjeve që ai ka në Shqipëri ofron informacione nëse në Shqipëri ka të dhëna për personat nën hetim.

    Nga ana tjetër sigurohet treg për shitje masive si dhe transport në vende të ndryshme të Evropës si në Itali nëpërmjet personave nën hetim Orgest Birçaj dhe Orest Sota, të cilët kanë rrjetin e tyre të trafikimit, në Angli nëpërmjet personit nën hetim Luciano Koçeku dhe në Zvicër nga personat nën hetim Elton Memeti dhe Adrian Rama; ata sigurojnë lëndë narkotikë dhe transport për njëri-tjetrin sipas kërkesave të shpejta që ata, duke bashkëvepruar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme në drejtim të veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndë narkotike.

    Personi nën hetim Luciano Koçeku nga ana tjetër ka rrjetin e tij të trafikimit të lëndëve narkotikëve të drejtuar, pjesë e të cilit janë vëllëzerët e tij Luciano Koçeku të cilët veprojnë nën drejtimin e këtij të fundit kryesisht në Angli dhe Belgjikë si dhe personat nën hetim Astrit Vladi e Kastriot Vladi, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar për të cilët po vijojnë hetimet. Personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale e njohin njëri-tjetrin; ndihmojnë njëri-tjetrin në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe ato organizohen në pastrimin e parave, si dhe ndihmojnë njëri-tjetrin me veprime aktive konkrete në këtë veprimtari të pastrimit të parave, duke gjeneruar dhe pastruar miliona euro nga kjo veprimtari kriminale.

    Pjesë nga dosja

    Të tre në bashkëpunim të veçantë me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë trafikuar lëndën narkotike “Kokainë” prej 441 kg në Spanjë, Barcelonë ku janë arrestuar shtetasit Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj e Gian Luca Ciprian.

    Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin e me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë përpunuar në mënyrë masive lëndë narkotike në magazinat e ndodhura në Belgjikë dhe Holandë, ku gjatë kontrolleve të kryera në këto magazina janë konstatuar, ndër tjera, përbërës kimik, lëndë narkotike, pajisje e shënime për shpenzime të kryera nga personat nën hetim.

    Në kuadër të kësaj veprimtarie kriminale janë përftuar të dhëna në lidhje me rënie të sasive të konsiderueshme, gjatë trafikimit me të njëjtën mënyrë të vepruari të grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku të dërguara nga Paraguaji nëpërmjet shoqërisë Maxi Grans në pronësi të shtetasit Luis Sebrano, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.

    -Në datat 17 dhjetor 2020 janë sekuestruar 600 kg; në datën 25 dhjetor janë sekuestruar 1.2 ton; në datën 24 dhjetor janë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike kokainë dhe në datën 24.04.2020 një ton (sasi për të cilat Luçiano Koçeku është shprehur se i janë sekuestruar nga autoritetet ligjzbatuese).

    -Më datë 29.05.2020, në Angli u sekuestrua një sasi prej 162 kg kokainë e trafikuar nga grupi kriminal. Besohet se gjatë periudhës 2 maj-29 maj 2020 është trafikuar një sasi totale prej 882.5 kg, e cila i atribuohet grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku.

    -Në datën 28.10.2020 është sekuestruar sasia prej 1.435 kg lëndë narkotike kokaine në Portin e Roterdamit, që i përket personit nën hetim Alfredo Hamzai.

    -Në datat 21.06.2020 është sekuestruar në Itali lëndë narkotike “cannabis sattiva” dhe në datën 01.07.2020 është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 22.026 kg kokainë që i përket personit nën hetim Orgest Birçaj.

    KOKAINA E SEKUESTRUAR
    -441 kg kokaine
    -600 kg kokainë
    -1.2 ton kokainë
    -1 ton kokainë
    -1 ton kokainë
    -162 kg kokainë
    -882.5 kg kokainë
    -1.435 kg kokainë
    -22.026 Kg kokainë

    -Droga trafikohej nga Amerika latine (Kolumbia, Ekuador, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil) në drejtim të Europës, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë) përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontenierë, të cilat në shumicën e rasteve janë kompani të krijuara dhe drejtuara prej tyre posaçërisht për këtë aktivitet, në bashkëpunim të mundshëm brenda shërbimeve doganore në porte të Europës.

    -Trafikimi i lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Europës realizohet përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë. Këto lëndë shpërndahen më pas në disa shtete të BE-së, me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram. Shitja kryhet në territore ku dukshëm furnizimi mbulohet vetëm nga prurjet e tyre, si Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, Irlanda, Italia dhe Spanja.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba…belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë

    13.06.2026
    Aktualitet

    Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

    13.06.2026
    Aktualitet

    SPAK/ Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

    12.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

    12.06.2026
    Aktualitet

    Rrëfimi i Krymit të Elbasanit: Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi…ortakë kokaine

    12.06.2026
    Aktualitet

    Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

    12.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqiponja e Zezë! Jo vetëm në Aruba…belgët nxjerrin takimet e kokave të mafias shqiptare: Ndanin leje ndërtimi dhe kokainë

    13.06.2026

    Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

    13.06.2026

    SPAK/ Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

    12.06.2026

    Çfarë po fshihet pas JET BANK? Banka e Shqipërisë nuk jep asnjë informacion

    12.06.2026

    Si e organizuan trafkun e kokainës, Orgest Birçaj, Hamzai e Tur Koçeku

    12.06.2026
    Më të lexuarat

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    Nga InfoNews12.06.20260

    E mbani mend sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës…

    Ka marrë 1 milion euro cash…2 të tjera më vonë! përgjimet e SPAK të grupit kriminal për Samir Mane

    12.06.2026

    EKSKLUZIVE/ Përgjimet e SPAK! Pazaret në Green Coast: Samir Mane do 3 milion euro…

    12.06.2026

    Prona te Green Coast e Colonade! Perandoria e vëllezërve Koçeku! Ja çfarë sekuestroi SPAK!

    12.06.2026

    SPAK godet peshkaqenët që kanë kafshuar vendin! 20 masa sigurie! Arrestohet Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi

    12.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.