Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

    Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

    Aktualitet Nga InfoNews06.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona.

    Kanë përfunduar në prangat e policisë 3 persona që shisnin doza kokaine dhe kanabisi në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si dhe në zona të tjera të Himarës. Gazetari Edi Ruçi raporton se të arrestuarit janë Viron Kutulla, 17 vjeç dhe Dilaver Gjonça, 40 vjeç dhe Rigers Lekaj, 24 vjeç.

    Reklamë

    2 prej të arrestuarve kishin marrë banesa të përkohshme në Himarë, për të kryer këtë veprimtari kriminale. “Blutë” bëjnë me dije se kanë sekuestruar sasi të këtyre lëndëve narkotike, të ndara në 91 doza, si dhe një peshore elektronike, një automjet dhe një celular.

    “Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, pranisë në terren dhe punës operative, të kryera në funksion të zbatimit të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, finalizuan 2 faza të operacionit antidrogë, të koduar “Area”.
    Konkretisht:
    -gjatë operacionit “Area 01”, u arrestuan në flagrancë shtetasit V. K., 17 vjeç, banues në Himarë dhe D. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe gjatë kontrollit në banesën ku qendronte përkohësisht, 40-vjeçari, në fshatin Llaman, u sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në 60 doza, të ciliat ishin përgatitur për t’u shitur në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si dhe në beach bar-et në këto zona;

    -gjatë operacionit “Area 02”, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin lëvizte dhe në banesën ku qendronte përkohësisht, në Himarë, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa e ndarë në 31 doza gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike”.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026
    Aktualitet

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026
    Aktualitet

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026
    Aktualitet

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Aktualitet

    Ja sa do paguani! Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tenderat e kuq të SIGAL! Gjysëm mln euro për shëndetin e anëtarëve të KPK, u siguron edhe dhëmbët

    29.10.2026

    Buxheti 2027, Inceneratori i Tiranës përfiton 36 mln euro nga taksat e shqiptarëve për tre vitet në vijim

    29.10.2026

    Ulja e taksës thjeshtë një mashtrim! 340 mln € që hiqen nga nafta, do paguhet te makina dhe TVSH

    29.10.2026

    Gjobë deri në 5.5 mijë euro për protestuesit, qeveria dërgon në Kuvend ndryshimet për tubimet

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Edi Rama e bën realitet! Protestuesit e dhunshëm nuk dalin dot nga Shqipëria

    29.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.