Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Sherri në Bllok, Nadir Çausholli: Lad Kosta na vodhi karikuesin…

    Sherri në Bllok, Nadir Çausholli: Lad Kosta na vodhi karikuesin…

    Aktualitet Nga InfoNews06.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Sherri në Bllok, Nadir Çausholli: Lad Kosta na vodhi karikuesin...
    Sherri në Bllok, Nadir Çausholli: Lad Kosta na vodhi karikuesin...
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i Green Taxi, ka reaguar pas konfliktit që ka lindur me sipërmarrësin e Sky Tower, Vladimir Kosta.Reagimi i Çaushollit vjen pas denoncimit publik të bërë nga Vladimir Kosta. Pronari i Green Taxi ka paraqitur versionin e tij të ngjarjes dhe arsyet që, sipas tij, çuan në përplasjen me pronarin e Sky Tower. Ai pretendon se është kërcënuar nga Vladimri Kosta dhe dhendri i tij, ndërkohe qe shton se nuk ka patur goditje apo akte dhune.

    “Konflikti që kemi pasur është vetëm me Lad Kostën dhe jo me Mirton Likën, që është dhëndri i Ladit. Lad Kosta është pronari real i Sky Tower.

    Reklamë

    Pronari i Sky Tower Vladimir Kosta denoncon Nadir Çaushollin e Green Taxi: Po na shtyjë drejt vetëgjyqësis

    Green Taxi ka vendet e taksive përballë Ambasadës Zvicerane (që prej 8 vitesh), që janë rreth 15 metra larg Sky Tower.

    Historia filloi para 1.5 vitesh, kur Lad Kosta shkon me pistoletë në dorë dhe kërcënon shoferët e Green Taxi. Ne i bëjmë kallëzim penal. Normalisht, duhej që Lad Kosta të ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për kërcënim me jetë. Prokurori e mbyll çështjen dhe i jep krah Lad Kostës të vazhdojë të kërcënojë. Ndërkohë, po e njëjta kamerë, nga e cila Lad Kosta nxori sot pjesën që i interesonte për gallatë për mediat e gallatës.

    Prej 1 viti na e ka zënë vendin tonë me mjetet e veta, në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që ai është vend taksish që ne e kemi prej vitit 2018 dhe ne s’kemi çfarë t’i bëjmë, sepse ai ka shokë ata të policisë dhe s’i bën dot gjë askush.

    Ne kemi të vendosur aty karikuesin tonë të Green Taxi, i cili është me leje ndërtimi dhe konform gjithë procedurave. Për atë karikues kemi shpenzuar 55 mijë euro për lidhjen dhe blerjen e karikuesit.

    Para dy muajsh, Lad Kosta, i suportuar nga institucionet, vjedh karikuesen tonë dhe vendos një tjetër të veten pa leje ndërtimi, duke ndërhyrë te lidhjet elektrike të OSHEE-së, për të cilat ne paguajmë faturat çdo muaj. Kur ne shkojmë të shohim për karikuesin tonë, ai thotë që e kam marrë dhe s’dua më jua jap.

    Besoj se është e patolerueshme për këdo që të shohë, ditën për diell, kur tjetri të vjen të vjedhë pajisjen dhe s’i bën dot gjë askush. I bëjmë kallëzim penal sërish Lad Kostës dhe dhëndrit të tij, Mirton Likës. Policia nuk vepron që t’i heqë karikuesin e paligjshëm, të vendosur pa leje ndërtimi, duke vjedhur pajisjen e dikujt tjetër, duke bërë ndërhyrje të paligjshme në lidhjet e sahatit elektrik të dikujt tjetër dhe duke kërcënuar stafin e Green Taxi me jetë: “Po u afruat, do ta shihni çfarë do t’ju bëjmë.”

    Para një jave, Lad Kosta hoqi pajisjen e vet që e kishte vendosur forcërisht te vendi ynë dhe ne u detyruam të vendosim pajisjen tonë të re, se të vjetrën na e mban peng Lad Kosta.

    Ndërkohë, Lad Kosta dhe dhëndri i tij, Mirton Lika, shkojnë, kërcënojnë sot stafin që po rivendoste pajisjen tonë te vendi ynë dhe e godasin me shkelm pajisjen, konkretisht Mirton Lika. Ai nuk nxjerr këtë pjesë të filmimeve, por nxjerr, në bashkëpunim me mafien mediatike (për të cilën do të them dy fjalë më poshtë), vetëm videon ku unë godas karrigen që ishte aty afër dhe nuk kam goditur fare Mirton Likën.

    Shkova aty edhe vetë, sepse besoj se çdo mashkull jo pederast do ta mbronte stafin e vet nga kërcënimet e atij torrollakut, Lad Kostës. Ai “engjëlli” kishte marrë 20 bodigardë, gjoja për imazh. Asnjëri nga ne nuk u godit, përveç sajesave mediatike”, deklaron Nadir Çausholli.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.