Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Rusia komplikon blerjen e Luminor nga OTP Bank, transaksioni shqyrtim edhe në Shqipëri

    Rusia komplikon blerjen e Luminor nga OTP Bank, transaksioni shqyrtim edhe në Shqipëri

    Aktualitet Nga InfoNews30.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Rusia komplikon blerjen e Luminor nga OTP Bank, transaksioni shqyrtim edhe në Shqipëri
    Rusia komplikon blerjen e Luminor nga OTP Bank, transaksioni shqyrtim edhe në Shqipëri
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka nisur shqyrtimin e transaksionit përmes të cilit banka hungareze OTP Bank synon të marrë kontrollin e plotë të Luminor Holding AS, një marrëveshje që në nivel europian po përballet me një proces të rëndësishëm shqyrtimi rregullator për shkak të aktivitetit të OTP-së në Rusi.

    Rusia komplikon blerjen e Luminor nga OTP Bank, transaksioni shqyrtim edhe në Shqipëri
    Rusia komplikon blerjen e Luminor nga OTP Bank, transaksioni shqyrtim edhe në Shqipëri

    Më 14 gusht 2026, pranë Autoritetit të Konkurrencës në Shqipëri u protokollua njoftimi për përqendrimin që lidhet me blerjen e 100 për qind të kuotave të Luminor Holding AS nga OTP Bank Nyrt. Sipas dokumentacionit të depozituar, OTP Bank është aktive në tregun shqiptar përmes Banka OTP Albania SHA.

    Reklamë

    Autoriteti i Konkurrencës ka vlerësuar se transaksioni përmbush kriteret ligjore për t’u konsideruar një përqendrim që duhet të autorizohet dhe ka ftuar palët e interesuara të paraqesin opinionet e tyre mbi marrëveshjen.

    OTP Bank ngec në Rusi! Mbahet peng nga klientët që lidhen me Gazprom dhe inteligjencën

    Në nivel europian, blerja e Luminor është shumë më e gjerë se një transaksion i zakonshëm bankar. OTP synon të blejë 100 për qind të Luminor Holding, shoqërinë mëmë të Luminor Bank, e cila operon në Estoni, Letoni dhe Lituani.

    Marrëveshja, e njoftuar në korrik, përbën blerjen më të madhe të realizuar ndonjëherë nga OTP Bank dhe do ta zgjeronte ndjeshëm praninë e grupit në tregjet e zhvilluara të eurozonës.

    Megjithatë, transaksioni ka tërhequr vëmendjen e rregullatorëve europianë për një arsye tjetër: aktivitetin e vazhdueshëm të OTP-së në Rusi.

    Sipas një analize të publikuar nga S&P Global më 14 shtator, blerja e Luminor po përballet me një shqyrtim të rreptë rregullator dhe me shqetësime reputacionale të lidhura me praninë e OTP-së në Rusi.

    Luminor e ka selinë në Estoni, ndërsa operon edhe në Letoni dhe Lituani. Për këtë arsye, procesi i miratimit përfshin Bankën Qendrore Europiane dhe autoritetin financiar të Estonisë, ndërsa bankat qendrore të Letonisë dhe Lituanisë do të përfshihen përmes kuadrit mbikëqyrës të BQE-së.

    Rregullatorët baltikë kanë theksuar se shqyrtimi është ende në një fazë të hershme dhe se procesi duhet të përfshijë një vlerësim të plotë të blerësit dhe ndikimit që transaksioni mund të ketë mbi institucionin që do të blihet.

    Një prej pikave që ka tërhequr vëmendje është ekspozimi i OTP-së ndaj Rusisë.

    Banka qendrore e Letonisë ka deklaruar se profili i rrezikut reputacional të OTP-së vlerësohet nga “i rritur” deri në “të lartë”, duke iu referuar vazhdimit të operacioneve të bankës në Rusi, rritjes së vëllimit të aktivitetit dhe përfitueshmërisë atje, si dhe të ardhurave nga dividentët e gjeneruar nga biznesi rus.

    Sipas autoritetit letonez, ekziston shqetësimi se aktiviteti i OTP-së në Rusi mund të perceptohet si mbështetje ekonomike për ekonominë ruse.

    Edhe Banka Qendrore e Lituanisë ka deklaruar se prania e OTP-së në Rusi ngre pyetje legjitime që duhet të adresohen gjatë procesit të shqyrtimit të blerjes së Luminor.

    Këto shqetësime vijnë në një kohë kur bankat europiane që vazhdojnë aktivitetin në Rusi janë nën vëmendje të shtuar për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe sanksioneve ndërkombëtare.

    OTP, nga ana e saj, ka pranuar se çështja është sensitive në vendet baltike. Drejtori i strategjisë dhe financave të grupit, Laszlo Bencsik, ka deklaruar se natyra e OTP Group është “disi politikisht sensitive” në Baltik për shkak të aktivitetit në Rusi.

    Megjithatë, drejtuesi i bankës ka shprehur besimin se nuk ekziston një pengesë e madhe objektive për realizimin e transaksionit dhe se procesi i miratimit do të jetë i gjatë.

    Ndërkohë, një raportim i Bloomberg i 28 shtatorit e ka çuar edhe më tej vëmendjen mbi aktivitetin rus të OTP-së.

    Bloomberg raportoi se OTP po shqyrton mënyra për t’u larguar nga tregu rus dhe se dokumente të siguruara nga media tregojnë se ndër klientët e bankës në Rusi kanë qenë kompani të kontrolluara nga gjiganti energjetik Gazprom, si dhe kompani që ofrojnë shërbime për organizata të lidhura me shërbimin e inteligjencës së jashtme të Rusisë.

    Sipas Bloomberg, aktiviteti rus i OTP-së është bërë një çështje e rëndësishme në momentin kur banka po kërkon të realizojë blerjen e Luminor.

    Dokumentet e shqyrtuara nga Bloomberg përmendin edhe raste të lidhura me organizata ruse, përfshirë Tsargrad Society, e cila është subjekt sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, Bloomberg nuk ka mundur të konfirmojë nëse një prej transfertave të përmendura në dokumente është kryer realisht.

    Një tjetër rast i raportuar lidhet me një klient të OTP-së që kishte marrë pagesa nga History of the Fatherland Foundation, fondacioni bordi i të cilit drejtohet nga Sergey Naryshkin, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.

    Por është e rëndësishme të theksohet se këto raportime nuk nënkuptojnë se OTP Bank ka shkelur sanksionet.

    Sipas Bloomberg, OTP ka deklaruar se ka kryer një rishikim të brendshëm dhe nuk ka gjetur prova se ndonjë kompani e grupit ka shkelur rregullat në fuqi për sanksionet. Banka ka deklaruar gjithashtu se vazhdon të zbatojë kontrolle për respektimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    OTP ka reduktuar aktivitetin e saj në Rusi pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, biznesi rus mbetet fitimprurës. Sipas shifrave të raportuara nga Bloomberg, OTP kontrollon rreth 0.4 për qind të aktiveve të sektorit bankar rus, ndërsa fitimi i saj në Rusi është rritur më shumë se pesëfish krahasuar me vitin 2021, duke arritur rreth 635 milionë dollarë.

    Në të njëjtën kohë, banka ka transferuar rreth 880 milionë dollarë në dividentë nga biznesi rus gjatë viteve të fundit.

    Kjo situatë e vendos OTP-në përballë një dileme strategjike. Nga njëra anë, banka po kërkon të zgjerojë ndjeshëm aktivitetin në Europë përmes blerjes së Luminor dhe të forcojë pozicionin e saj në tregjet baltike. Nga ana tjetër, aktiviteti i saj në Rusi po bëhet pjesë e rëndësishme e shqyrtimit që rregullatorët duhet të kryejnë përpara se marrëveshja të miratohet.

    Për Shqipërinë, transaksioni është gjithashtu relevant, pasi OTP Bank është e pranishme në tregun vendas përmes Banka OTP Albania. Autoriteti i Konkurrencës ka konfirmuar se marrëveshja për blerjen e Luminor është objekt autorizimi edhe në Shqipëri.

    Në këtë fazë, nuk ka një vendim përfundimtar nga autoritetet europiane apo shqiptare për miratimin e transaksionit. Ndërkohë, OTP po shqyrton edhe të ardhmen e aktivitetit të saj në Rusi, ndërsa procesi i blerjes së Luminor vazhdon të kalojë në filtrat rregullatorë të vendeve ku banka baltike operon.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.