Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë

    Aktualitet Nga InfoNews24.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo ditë banorëve të Liqenit të Thatë

    Nga një zonë që dikur premtonte qetësi, ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra, zona e Liqenit të Thatë po kthehet në një kantier të përhershëm ndërtimi.

    Reklamë

    Banorët shprehen për ekofin.al se përditshmëria e tyre është vështirësuar ndjeshëm nga trafiku i mjeteve të tonazhit të rëndë, që lëvizin në çfo orar të ditës, nga mëngjesi herët deri në orët e vona të pasdites, pluhuri, zhurma dhe bllokimet e vazhdueshme të rrugëve.

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo

    “Nuk arrijmë të dalim në kohë për në punë dhe të çojmë fëmijët në shkollë. Rruga bllokohet vazhdimisht nga kamionët dhe makineritë e rënda”, shprehet një banor i zonës, i cili prej vitesh jeton në lagjen e njohur si Liqeni i Thatë.

    Shqetësimet e banorëve janë shtuar muajt e fundit, ndërsa aktiviteti i ndërtimeve në zonë është intensifikuar. Sipas tyre, lëvizja e vazhdueshme e mjeteve të rënda ka krijuar jo vetëm vështirësi në qarkullim, por edhe ndotje të konsiderueshme të ajrit.

    “Ne kemi blerë shtëpi këtu sepse mendonim se do të kishim pak ajër të pastër. Sot pikërisht atë nuk kemi më. Pluhuri është kudo. Dritaret nuk mund t’i mbajmë hapur dhe fëmijët nuk mund të luajnë jashtë si më parë”, tregon një tjetër banore.

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo

    Për shumë prej tyre, problem nuk është vetëm ndërtimi, por mënyra se si po zhvillohet ai. Banorët flasin për humbje të hapësirave të gjelbra dhe dëmtime të peizazhit natyror të zonës.

    “Prenë dhe shkulën ullinjtë. Aty ku kishte gjelbërim, tani ka vetëm dhe, makineri dhe kamionë. Makineritë e tonazhit të rëndë punojnë pa orar dhe zhurma vazhdon gjatë gjithë ditës”, shprehet një banor tjetër.

    Sipas tyre, Liqeni i Thatë po humbet gradualisht identitetin që e bëri një nga zonat më të preferuara për banim në kryeqytet. Për vite me radhë, zona është promovuar si një alternativë larg zhurmës dhe ndotjes së qytetit, por sot banorët thonë se realiteti është krejt ndryshe.

    “Nuk gjejmë më rehat. Çdo ditë është pluhur, trafik dhe zhurmë. Na u nxi jeta”, thotë një qytetare që jeton pranë njërit prej kantierëve të ndërtimit.

    Përtej shqetësimeve të banorëve, mbeten pa përgjigje edhe pyetjet mbi mënyrën se si menaxhohet kjo situatë nga institucionet përgjegjëse.

    Për këtë arsye, Ekofin.al i është drejtuar zyrtarisht Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për informacion, për të mësuar se çfarë masash po merren për kontrollin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe garantimin e lëvizjes normale të tyre, apo për përcaktimin e orareve të lëvizjes në zonat urbane.

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo

    Ndërsa priten përgjigjet zyrtare dhe shteruese nga ana e Bashkisë Tiranë dhe autoriteteve përgjegjëse, banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të rikthyer normalitetin në një lagje që, sipas tyre, po paguan çdo ditë koston e zhvillimit të pakontrolluar urban.

    Ekofin.al ngre shqetësimin e qytetarëve, jo vetëm për faktin se një nga projektet që tashmë ka filluar të zbatohet përfshin ndërtimin e 15 pallateve, duke rrafshuar kodrat me ullishte, në teksa lartësia e tyre do të jetë 9 kate.

    Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta çdo

    Sipërfaqja ku pritet të realizohen ndërtimet është rreth 31 mijë metra katrorë, ndërkohë që projekti parashikon plot 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nëntokë.

    Pikërisht këto të dhëna e bëjnë edhe më të frikshme situatën për banorët që jo vetëm kanë humbur rehatinë dhe betejën me kohën, por humbën dhe arsyen për të cilën investuan në atë zonë.

    Ekofin.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.