Procedohen 13 protestues, policia: Dy i kapëm me drogë…
Protesta e mbrëmshme, Policia jep detajet: 13 të proceduar, 2 shtetas për lëndë narkotike dhe 1 i arrestuar
Policia ka bërë publike masat e marra pas protestës së mbrëmshme, duke proceduar penalisht 13 shtetas, ndërsa dy të tjerë janë referuar për shkak se iu gjetën sasi narkotike kanabis.
Sipas njoftimit të Policisë, të proceduarit janë Shkelzen Bushi, Ilir Muzhaqi, Visuar Dalipi, Aldi Rruklli, Suel Elezi, Asim Prengezaj, Ardi Disha, Ermelind Kuka, Besnard Kaimi, Endri Neziraj, Aleandro Ahmetsulaj, Klodian Gjoka dhe Henri Tobli.
Ndërkohë, Mario Reka dhe Arnold Zhupani janë referuar në kuadër të procedimit, pasi gjatë kontrolleve iu janë gjetur sasi të lëndës narkotike cannabis sativa.
Policia njofton gjithashtu se është arrestuar shtetasi Ergis Qoku.
Masat janë marrë në vijim të veprimeve të Policisë pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar, ndërsa materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme.

