Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»“Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

    “Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

    Aktualitet Nga InfoNews22.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

    Një nga dosjet më të bujshme të kohëve të fundit, të goditur pjesërisht nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë një ndërthurje mes trafikut ndërkombëtar të drogës, transaksioneve në shitje-blerjen e pronave në Zvërnec si dhe pastrimi i parave, ku të përfshirë janë disa nga emrat që janë lakuar prej dekadash në Shqipëri, me në krye Artur Shehun. Ky grup kriminal ka arritur të qarkullojë në sistemet bankare dhe noteriale qindra miliona euro, fillimisht para nga droga, më pas nga pronat dhe më vonë blerje të trojeve dhe apartamenteve në resortet më luksoze në Shqipëri, kryesisht nga Palasa deri në Himarë.

    Në këto radhë do të ndalemi te një nga emrat që ndodhen në dosjen e SPAK-ut, një individ që konsiderohet si “pastruesi”, i cili me manovra financiare arrin që të fusë në lojë një “mal” me euro, duke i kamufluar si investime personale apo investime për biznes, kur në fakt të gjitha janë para të ardhura nga bota e krimit. Bëhet fjalë për Edmond Jaupin, një 51 vjeçar, me origjinë nga Tepelena, i cili aktualisht po hetohet me masë shtrënguese sigurie, masë e cila nuk është zbatuar, për shkak se në momentin e vendimit të gjykatës ndodhej në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, një “strehë” e sigurt për dhjetëra persona të akuzuar në Shqipëri.

    Reklamë

    Vox News ka shfletuar dosjen e Prokurorisë së Posaçme për këtë grup kriminal, ku detajohen të dhëna ndaj Edmond Jaupit, i cili akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale.

    “Persont nën hetim Adrian Rama e Elton Memeti bashkëpunojnë me personin nën hetim Edmond Jaupaj në investimet që kryejnë si dhe ky i fundit është përfshirë në veprime duke fshehur pronësinë e vërtetë të një mjeti lundrues ‘gomone’, e cila i përket personin nën hetim Adrian Rama” thuhet në këtë akt – akuzë.

    Prokuroria ka dokumentuar të gjithë veprimtarinë e këtij grupi, qoftë nga ana shkresore, ashtu dhe nga përgjimet dhe bisedat që këta anëtarë kanë folur me njëri tjetrin. “Veprimet e kryera nga personat nën ehtim Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama e Edmond Jaupi për pastrimin e të ardhurave të rredhura nga aktiviteti kriminal në formën e investimeve nëpërmjet faturimeve ndërmjet shoqërive ‘Kryon.83’ me ‘ICLIMA ALBANIA’ e shoqëria ‘ecs ECO Climate Solution’, duke i investuar ato në berje të pasurive të paluajtshme apo në kryerjen e veprimeve për dshehjen e pasrisë së luajtshme” vijon prokuroria.

    Roli i Edmond Jaupit ka qenë i përcaktuar në fillim, duke qenë se ai ka disa firma në pronësi dhe xhiron dhjetëra miliona euro, duhet të fusë në qarkullim prona dhe para’ të këtij grupi kriminal. “Gjatë periudhës prill 2023 – mars 2025 nga përgjimet e komunikimeve telefonike të kryera në kuadër të procedimit penal, janë evidentuar disa biseda me interes mes shtetasve nën hetim Adrian Rama dhe Edmond Jaupi. Përmbajtja e këtyre komunikimeve ka nxjerrë të dhëna të mjaftueshme që krijojnë dyshime të arsyeshme se këta shtetas, sëbashku me persona të tjera kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për fshehjen e origjinës së një prone të luajtshme konkretisht një mjeti lundrues të tipit gomone” thuhet në dosje.

    Sipas tyre, grupi merrej me pastrim parash pasi arrinte të transferonte, konvertonte apotë fshihte burimin e vërtetë të pasurisë së përfituar në mënrë të paligjshme. “Në datën 24 prill 2023, në orën 17.50 Adrian Rama komunikon me Edmond Jaupin lidhur me një mjet lundrues tip ‘gomone’. Nga analiza e bisedës evidentohet me interes fakti se lidhur me këtë mjet lundrii, i është lënë në përdorim personit nën hetm Adrian Rama” thuhet në dosje./Voxnews

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.