Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pacolli-Ramës: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencën tënde

    Nga InfoNews05.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pacolli-Ramës: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencën tënde

    Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të nisur procedurën e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka nxitur reagimin e ashpër të sipërmarrësit Behgjet Pacolli. Përmes një deklaratë të fortë publike, kreu i kompanisë “MABCO Constructions SA” bëri me dije se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor, duke paralajmëruar zyrtarisht dërgimin e çështjes në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ku fatura financiare për shtetin shqiptar parashikohet të kalojë 320 milionë eurot.
    > “Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar,” deklaroi Pacolli, duke nëvizuar se kompania e tij ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar përmes rrugëve institucionale.
    >
    Sipas Pacollit, situata e krijuar është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të jashtëligjshme të zyrtarëve publikë, ndërsa kostoja financiare do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve.
    > “Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore… Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi.”
    >
    Kreut i MABCO sqaroi se kompania ndodhej në hapat e fundit të punimeve dhe në prag të certifikimit të aeroportit kur është bllokuar në mënyrë arbitrare për të hyrë në kantier.
    > “MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore… Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier.”
    >
    Ai vuri në dukje edhe dëmet materiale të shkaktuara në objekt përgjatë muajve të fundit, si dhe absurditetin juridik ku institucionet e bllokuan projektin dhe po e përdorin këtë bllokim si pretekst për prishjen e kontratës.
    > “Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën. Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës.”
    >
    Në përmbyllje të reagimit të tij, Pacolli konfirmoi se çështja do të ndiqet deri në fund në të gjitha shkallët juridike ndërkombëtare, në mbrojtje të Marrëveshjes Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.
    > “Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike… deri të arbitrazhi tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë. Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme,” përfundoi ai.

    Pacolli-Ramës: Shihemi në arbitrazh për neglizhencën tënde shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026
    Aktualitet

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026
    Aktualitet

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026
    Aktualitet

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Aktualitet

    Tritol në Tufinë, zbardhet ngjarja! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit

    08.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa

    10.08.2026

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Më të lexuarat

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    Nga InfoNews04.08.20260

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.