Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    Aktualitet Nga InfoNews13.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    OSHEE si agjenci funerale! Elektricisti nuk vdes nga profesioni, por nga neglizhenca dhe mungesa e kushteve

    Nga InfoNews

    Profesioni i elektricistit apo inxhinierit elektrik është një profesion që vendos çdo ditë në rrezik jetën e personit që e praktikon, në rastet kur ushtrohet në terren dhe në kontakt me pajisjet e ndryshme elektrike, sidomos në rastet e prezencës së tensioneve elektrike të larta. Ky profesion bëhet akoma më i rrezikshëm kur ushtrohet nga persona të pakualifikuar, persona me një diplomë të falsifikuar dhe që vendin e punës ia ka siguruar xhaxhai në pushtet apo persona që nuk kanë marrë gjithçka duhet nga arsimimi famëkeq në Shqipëri që lë për të dëshiruar.

    Reklamë

    Akoma më të rrezikshëm profesionin për këta persona e bëjnë kushtet e vështira të punës, mungesa dhe neglizhimi i masave të sigurisë dhe procedurave që duhen ndjekur për të punuar në mënyrë të sigurt, si dhe mungesa e pajisjeve mbrojtëse.

    Shumë nga rastet që fatkeqësisht kanë përfunduar me vdekjen e personave kanë ndodhur pasi nuk është zbatuar rregullorja e sigurimit teknik. Për të kryer një punë në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm apo të ulët duhen ndjekur procedura që absolutisht nuk duhen neglizhuar. Nëse marrim rastin e elektricistit i cili humb jetën në majë të shtyllës pasi bie në kontakt me tensionin elektrik, duhet të ishin marrë masat e mëposhtme që do të parandalonin tragjedinë, duke filluar nga hapja e lejes së punës (e cila më shumë gjasa në rastin e tragjedisë është hapur pasi tragjedia ka ndodhur). Për të hapur një leje pune, drejtuesi i punimeve bën kërkesë për punën që do të kryejë dhe kushtet e punës. Në rastin kur elektricisti I KUALIFIKUAR do të punojë në majë të shtyllës, i hipur me kamaleca dhe litar, duhet që linja të shkëputet nga tensioni, të kyçet ushqyesi i kësaj linje dhe tokëzimi në dy anët e linjës. Këto masa merren nga personi që do të lejojë punimet. Pasi lejuesi merr masat, verifikon zonën në terren, rrethon zonën, teston me aparat mungesën e tensionit dhe vendos tokëzuesit portativë në pikën ku do të punohet, vetëm në këtë moment mund të fillojnë punimet. Një fenomen tjetër është që elektricisti shkon dhe kryen këtë punë në terren i vetëm, gjë që sipas lejes së punës është e ndaluar, pasi detyrimisht duhet dhe një udhëzues punimesh që duhet të jetë prezent gjatë gjithë kohës, si dhe një drejtues punimesh që garanton që çdo gjë po kryhet në përputhje me rregulloren.

    Fare mirë, në Shqipëri ndodh që personeli i OSHEE-së nuk ka kamalecat e duhur për të hipur në shtyllë, nuk ka aparatet e duhura që verifikojnë që tensioni mungon, nuk ka tokëzues portativë apo shumë pajisje të tjera të domosdoshme.

    Nëse duam ta kapim problemin nga rrënjët, arrijmë te mungesa e kualifikimit të këtyre punonjësve, duke filluar që nga personi që kryen punën dhe humb jetën deri te personeli drejtues që nuk zbaton protokollet e detyrueshme. Nëse këta persona e justifikojnë tragjedinë me mungesën e pajisjeve dhe kushtet e këqija të punës, është e papranueshme. Një inxhinier elektrik, drejtues punimesh, që lejon që puna të kryhet në ato kushte është ose i pakualifikuar ose neglizhent dhe i papërshtatshëm për atë punë. Ai nuk duhet të pranojë që për asnjë lloj arsyeje apo presioni të vendosë në rrezik jetën e vartësve të tij.

    Dhe për të kundërshtuar fjalinë që e nisa, që ky profesion të rrezikon jetën çdo ditë, jo, ky profesion nuk të rrezikon jetën në asnjë moment kur zbatohen me përpikëri rregulloret dhe masat mbrojtëse që duhen marrë për secilën punë specifike.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.