Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Njeriu që afro miliarderët e Zvërnecit me Trump, tani kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

    Njeriu që afro miliarderët e Zvërnecit me Trump, tani kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

    Aktualitet Nga InfoNews03.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Njeriu që afro miliarderët e Zvërnecit me Trump, tani kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

    Në prill të këtij viti New York Times publikoi një artikull me titull “Miliarderët sirianë kishin nevojë për një favor në Uashington. Ata thirrën emrin Trump.”

    Reklamë

    Shkrimi i kushtuar vëllezërve sirianë Khayyat, të cilët do të bëheshin të njohur për publikun shqiptar si investitorët pas projektit të Zvërnecit, tregon se si miliarderët u afruan me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

    Mes të tjerash në artikull zbulohet dhe një detaj interesant. Ai se cili ishte njeriu që afroi vëllezërit sirianë, tashmë rezidentë në Katar, me presidentin amerikan.

    “Verën e kaluar, Përfaqësuesi Joe Wilson, republikan i Karolinës së Jugut, ishte ulur në zyrën e tij në Capitol Hill i tërhequr nga vëmendja, ndërsa investitorët e Lindjes së Mesme paraqitën planet e tyre në një video-thirrje për të zhvilluar prona bregdetare në Siri. Një port anijesh turistike. Një klub polo. Një sallë ekspozite makinash Bugatti. Një fushë golfi e klasit botëror. E gjitha kjo në një vend që sapo ishte shkatërruar nga lufta civile. As kjo nuk ishte gjithçka. Ndërsa Mohamad Al-Khayyat, një biznesmen i fuqishëm i lindur në Siri, po paraqiste propozimin, vëllezërit e tij po fitonin më shumë se 12 miliardë dollarë në kontrata të sponsorizuara nga qeveria për të rindërtuar një pjesë të gjerë të ekonomisë së shkatërruar siriane,” thuhet në artikull.

    Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon

    Joe Wilson, kongresmeni Republikan i Karolinës së Jugut, që njihet si një nga aleatët më të afërt të presidentit Trump në Kongres, ishte njeriu i cili lidhi vëllezërit Khayyat me familjen Trump. Tani, ai është kongresmeni, që po i kërkon Departamentetit të Shtetit dhe agjencive ameriokane të inteligjencës të hetojnë lidhjet e qeverisë Rama me trafikun e drogës.

    Ky është një detaj shumë i rëndësishëm. Pra njeriu që bëri bashkë investitorët nga Katari me familjen e presidentit Trump, nga ku lindi dhe projekti i Zvërnecit, tashmë është duke sulmuar Edi Ramën në kongresin amerikan.

    Kjo i jep zë një tezë, e cila ka filluar të qarkullojë në korridoret diplomatike dhe ato politike të Tiranës së fundmi. Atë se futja e familjes presidenciale në telashe me projektin në Zvërnec mund të ketë shkaktuar jo pak mërira në Uashington ndaj kryeministrit të Shqipërisë.

    Prej kohësh çështja e Zvërnecit dhe revolucioni i Flamingove janë në faqet e para të mediave më të mëdha të botës, një pjesë e madhe e të cilave po i përdorin ngjarjet në Shqipëri për të sulmuar Donald Trump. Paralelisht këto ngjarje kanë filluar të përdoren edhe nga kundërshtarët politikë të zotit Trump.

    Senatori demokrat nga Georgia Jon Ossoff pak ditë më parë kritikoi ashpër faktin që kompania e Jared Kushner dhe Ivanka Trump morën statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare pak javë pasi Donald Trump fitoi një mandat të dytë. Ossoff ka ngritur pikëpyetje për financimet nga vendet e Gjirit dhe ka paralajmëruar hetime të mundshme në Kongres.

    Për familjen e fuqishme Trump interesi nga investimet në Zvërnec dhe Sazan është ekonomikisht i parëndësishëm. Por kostot politike dhe ato në imazh që po shkaktojnë janë jo të vogla. Dhe amendamentet ne Kongresin Amerikan për të hetuar lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën, ndoshta mund të mos jenë edhe aq të rastësishme./ kapitali.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.