Bisedat në Sky ECC kanë nxjerrë të tjera detaje lidhur me grupin e kokainës, ku i përfshirë ishte edhe Luciano Koçeku.
Në këto biseda zbulohet se grupi në fjalë porosiste makineri për copëtimin e qymyrit, ku më pas përzihej lënda narkotike, kokaina, dhe trafikohej në drejtim të Europës.
Në një transkriptim, SPAK zbulon një bisedë në Sky ECC mes një përdoruesi të identifikuar si Denisi dhe trafikantit Luciano Koçeku. Në këtë bisedë, Denisi kërkon një makineri, si ajo në foto, e cila shërben për grirjen e qymyrit, ndërsa Luciano Koçeku i përgjigjet se kjo makineri ndodhet në shtëpinë e tij në Bruksel.
Në këto biseda po ashtu diskutohet për përpunimin e kokainës, si dhe për kostot. Sipas shënimeve të evidentuara në një dërgesë, bazuar në bisedat e zbardhura, kostot e përpunimit të kokainës shkonin deri në 800 mijë euro.
Biseda:
Derman, Denisi: “Jam e mora këtë Sky sot.”
“Ka fol ky me kimistin në Sky.”
“Qymyr do grijë.”
“Për sa është panda aty?”
“U nis, o vlla.”
“Po këtë makinerinë ku do e gjejmë ne?”
“Po të pyesim, se këta qenkan të papërgjegjshëm fare.”
Luciano Koçeku: “Ke shtëpia ime në Bruksel.”
“Po taksistit a duhet me i dhënë naj lek?”
