Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Moyo Drymades/ BKH monitoroi klubin e natës, 15 mijë euro rezervimi

    Moyo Drymades/ BKH monitoroi klubin e natës, 15 mijë euro rezervimi

    Moyo Drymades/ BKH monitoroi klubin e natës, 15 mijë euro rezervimi
    Aktualitet Nga InfoNews19.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Moyo Drymades/ BKH monitoroi klubin e natës, 15 mijë euro rezervimi
    Moyo Drymades/ BKH monitoroi klubin e natës, 15 mijë euro rezervimi
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Moyo Drymades/ BKH monitoroi klubin e natës, 15 mijë euro rezervimi

    Byroja Kombëtare e Hetimit mësohet se ka monitoruar nga afër një nga eventet më të bujshme të verës në jug të vendit, të zhvilluar në Moyo Club në Drimadhes, ku performonte DJ i njohur turk Mahmut Orhan.

    Reklamë

    Mbrëmja e 15 gushtit ka mbledhur në të njëjtin ambient biznesmenë të fuqishëm, personazhe të njohur të jetës së natës, të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë, si edhe individë që janë ose kanë qenë në fokus të hetimeve për korrupsion, pastrim parash dhe aktivitete kriminale, shkruan InfoNews.al

     

    Ajo që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen ka qenë niveli i lartë i shpenzimeve. Në disa prej tavolinave, porositë mësohet se kanë arritur deri në 15 mijë euro, ndërsa në lokal janë konsumuar edhe shishe luksoze me çmime që kapnin mijëra euro.

    Në event kanë qenë të pranishëm persona të lidhur me botën e biznesit, ndërtimit dhe call center-ave, si dhe individë me precedentë apo lidhje të dyshuara me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

    Për këtë arsye, hetues të BKH-së dhe efektivë të Policisë mësohet se kanë qenë të pranishëm në zonë, duke monitoruar jo vetëm personat që hynin dhe dilnin nga lokali, por edhe shpenzimet e kryera gjatë mbrëmjes.

    Eventi ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa brenda lokalit nuk ka munguar gara për tavolinat më të mira dhe ekspozimi i luksit përmes shisheve të shtrenjta, automjeteve dhe rezervimeve me vlera të larta.

    Prania e BKH-së në Drimadhes e ka kthyer kështu një nga netët më të frekuentuara të sezonit turistik edhe në një pikë interesi për organet e hetimit, në një kohë kur SPAK po ndjek gjithnjë e më shumë pasuritë dhe shpenzimet e personave të dyshuar për korrupsion, krim të organizuar dhe pastrim parash. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.