Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    19.04.2026

    16 milionë euro në një muaj: Emri i Marin Gjonaj dhe kompani EMT, nga hiçi në bos të energjisë në Kosovë

    19.04.2026

    “Plumbi i artë”, si po kthehet gjyqi në ‘estradë’

    19.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “MINIERAT E VDEKJES”- Misteret e nëntokës dhe tentativat e subjekteve për të “kyçur” gojën e sistemit dhe familjes. Ja si veproi “Dema-Patin”…

    Nga InfoNews15.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga Aida TOPALLI

    Teksa në Spaç minatorët protestojnë prej ditësh dhe në mënyrë të përsëritur për kushtet e vështira të punës dhe pagat e pakënaqshme, realiteti në këtë sektor lë shumë për të dëshiruar në rang republike.

    Pas shkrimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Replikë, sa i takon rasteve kur minatorët humbasin jetën ose dëmtohen, duket se ende nuk ka asnjë masë të marrë nga ana e kompanive të cilat kanë fituar të drejtën e gërmimeve në nëntokë.

    Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm të Dibrës, zonë kjo që njihet për prodhimet minerare më të shumta, përgjigja që ka mbërritur është tejet domethënëse.

    Në 5 vjet, në këtë Prokurori janë regjistruar 73 procedime penale, për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, nga të cilat 13 janë me pasojë vdekjen e 15 personave. Vetëm 2 prej tyre janë dërguar në gjykim, ndërsa të tjerat janë ende në fazën e kërkesës për gjykim. 8 raste të tjera, thuhet në përgjigjen e mbërritur nga Prokuroria e Dibrës, janë ende nën hetim, ndërsa për 59 raste të tjera është bërë kërkesa për pushim të çështjes.

    Pra 79% e rasteve kur ka të dëmtuar, lehtë apo rëndë, pushohen. Ndërsa vetëm 13% janë me përgjegjësi, ndërsa 8% e këtyre çështjeve janë ende nën hetim, e nëse i referohemi statistikave, me shumë gjasë % do i shtohet çështjeve të pushuara, edhe pse rasti nuk i ngjan rastit.

    Një vendimmarrje e tillë, që shkon në favor të subjekteve minerare, “ju jepo atyre zemër” që përpara ligjit dhe institucioneve të tjera, janë mbi pasojën.

    Por pse shkon prokuroria në përfundime të tilla, dhe pse nuk ka asnjë rast që Gjykata të dalë kundër kërkesave të Prokurorit? A lidhet kjo me ndërhyrje (ndikim) apo diku tjetër çedon?

    Komisariatet e Policive, në këtë rast ai i Matit dhe Bulqizës, në pothuajse 100% të rasteve, e referojnë çështjen si “Shkelje të rregullave të sigurisë në punë”. Pran ë fazën e parë gjithçka duket në rregull me procedurën. Në hapat e mëtejshëm, prokuroria kërkon inspektim nga të tjera instanca, që lidhen me akt ekspertimet e bëra, siç janë: Inspektoriati i Punës dhe AKSEM. Këto dy instance ‘i vënë vulën” nëse kanë qenë kushtet e duhura në ambjentet e minierës apo jo.

    Për 79% të rasteve, ata thonë që subjektet minerare janë brenda normave. Vetëm kur rastet janë me pasojë vdekjen, ka një lloj “frike” që nxjerrin fajtorë këto të fundit.

    Familjarët e viktimave mbeten për vite me radhë pa prgjigje, për pasojë edhe pa dëmshpërblim të pasojave. E në rastin më të keq, subjektet minerare e kalojnë shkeljen me një gjobë që për ta nuk kushton asgjë, dhe rastet përsëriten.

    Në kushte të tilla, duket se duhet të ketë një dorë të hekurt, që përgjegjësia të mos jetë sa për të kaluar radhën, por akt ekspertimet të jenë të rregullta dhe të jepen masa shembull, që nuk “vrasin” për së dyti punëtorin.

    — Në jo pak raste, subjektet minerare kanë tentuar që të fshehin ngjarjen e rënda të ndodhura brenda galerive të tyre. Më flagranti është ai i ndodhur në fillim të tetorit në galerinë nr.5 në zonën e quajtur Maja e Drenit, Patin, Klos, ku ndërroi jetë brenda subjektit minerar “Dema-Patin” shpk, Hajri Dibra.

    Punëtori u gjet i pajetë 30 metra në thellësi të minierës, ndërsa nga punonjësit e firmës u raportua në sallën operative si vdekje për shkaqe natyrale, pra sikur ky i fundit kishte pësuar infarkt.

    Ashtu sikurse e parashikon protokolli, oficerët e postës policore të Klosit, kanë dërguar trupin e pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kjo e fundit ka përcaktuar se shkaku i vdekjes janë shembjet e brendshme në trup që vijnë si pasojë e një përplasjeje të fortë. Pasi u morën në pyetje drejtuesit teknikë dhe punonjësit e pranishëm, të cilët u shprehën se nuk kanë qenë prezentë në momëntin kur ka ndodhur ngjarja dhe e kanë gjetur të pajetë. Çështja u referua në Prokurori për “Shkelje të rregullave të sigurisë në punë”. Ndërkohë që Prokuroria është në pritje të përgjigjes nga Inspektoriati i Punës dhe AKSEM për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së punëtorit brenda galerisë së kësaj kompanie. E që siç edhe e sipërcituam, shpesh çedojnë në mënyrën e përcaktimit të saktë dhe korrekt.

    Por çfarë ndodh tjetër?

    Në disa raste familjarët, refuzojnë të bëjnë edhe ekspertizën mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjeve. A mos vallë këto 57 raste të cilat janë pushuar nga prokuroria e Dibrës, kanë pasur të njëjtën arsye, pra presion familjarëve që të tërheqin denoncimet ose të gënjejnë në deklaratat e tyre?

    Vijon…..

    “MINIERAT E VDEKJES”- Misteret e nëntokës dhe tentativat e subjekteve për të “kyçur” gojën e sistemit dhe familjes. Ja si veproi “Dema-Patin”…
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    19.04.2026
    Aktualitet

    16 milionë euro në një muaj: Emri i Marin Gjonaj dhe kompani EMT, nga hiçi në bos të energjisë në Kosovë

    19.04.2026
    Aktualitet

    “Plumbi i artë”, si po kthehet gjyqi në ‘estradë’

    19.04.2026
    Aktualitet

    Mashtrime me Call Center! Arrestohet David Prendi

    19.04.2026
    Aktualitet

    “Do më vrasin…”/ Drejtoria e Burgjeve i plotëson kërkesën Dur Bamit

    18.04.2026
    Aktualitet

    Kokaina lum…/ Ja kush janë anëtarët e grupit të Mir Pepës

    18.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar

    19.04.2026

    16 milionë euro në një muaj: Emri i Marin Gjonaj dhe kompani EMT, nga hiçi në bos të energjisë në Kosovë

    19.04.2026

    “Plumbi i artë”, si po kthehet gjyqi në ‘estradë’

    19.04.2026

    Mashtrime me Call Center! Arrestohet David Prendi

    19.04.2026

    “Do më vrasin…”/ Drejtoria e Burgjeve i plotëson kërkesën Dur Bamit

    18.04.2026
    Më të lexuarat

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews11.04.20260

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90%…

    Plas në tregun energjitik të Kosovës! Adresa fantazëm e çmime marramendëse: Misteri i ETMT Energy e Marin Gjonaj dhe zyra në Beograd 

    16.04.2026

    Si u rrëmbye Florian Sula nga dy djemtë e Gazment Neza pronarit të UBA Bank! Lidhja me Kadri Morinaj

    14.04.2026

    Zjarri te pallati i Arlis nisi nga Big Market! Arrestohet menaxherja, e pëson Armando Lilo

    15.04.2026

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    13.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.