Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    Aktualitet Nga InfoNews14.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mbi 41 kilogramë kokainë, me një vlerë të përllogaritur rreth 2 milionë euro, janë sekuestruar në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri që kishte ardhur nga Brazili dhe që, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.

    Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Anchor 3”.

    Reklamë

    Gjatë kontrollit të imtësishëm të kontejnerit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në kapakët e jashtëm të tij 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Sasia totale rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa vlera e saj në treg përllogaritet rreth 2 milionë euro.

    Sipas të dhënave të bëra publike lidhur me ngarkesën, kompania që ka sjellë kontejnerin është A.M.G. Sh.p.k., kompani që operon në fushën e shërbimeve ushqimore dhe pijeve (Food and Beverage Services).

    Megjithatë, deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna zyrtare që e lidhin kompaninë apo drejtuesit e saj me trafikimin e lëndës narkotike. Policia ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rastin, për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e kokainës, si dhe për të identifikuar dhe kapur personat e përfshirë në aktivitetin kriminal.

    Ky është rasti i tretë brenda një muaji ku autoritetet godasin tentativa për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.