Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Me tre vrasje në kurriz, ky është Valentin Ftoni që i kap në Nju Jork

    Me tre vrasje në kurriz, ky është Valentin Ftoni që i kap në Nju Jork

    Aktualitet Nga InfoNews11.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Valentin Ftoni, 52 vjeç, u arrestua në SHBA pas një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane. Autoritetet shqiptare po punojnë për ekstradimin e tij.

    Një 52-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, është arrestuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Valentin Ftonin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001.

    Reklamë

    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi u bë i mundur pas një pune të gjatë hetimore dhe bashkëpunimit mes strukturave shqiptare dhe tri agjencive federale amerikane: DSS/OCIU, Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së (USMS) dhe Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE).

    Hetimet dhe koordinimi mes autoriteteve çuan në identifikimin dhe lokalizimin e 52-vjeçarit në territorin amerikan, ku dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme, duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe disa identitete të rreme.

    I dënuar për tri vrasje në Shkodër

    Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia e Shtetit, Valentin Ftoni është dënuar në dy procese të veçanta gjyqësore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

    Më 28 shtator 2001, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vite burg për vrasjen me paramendim, në bashkëpunim, si dhe për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje. Sipas vendimit, më 19 shtator 2000, në Ças të Velipojës, ai kishte vrarë Gjelosh dhe Ardiana Markajn, për motive gjakmarrjeje.

    Ndërsa më 18 nëntor 2008, Ftoni u dënua sërish me 25 vite burg për vrasjen me paramendim të Gac Tomës, ngjarje e ndodhur më 12 gusht 2001, si dhe për veprat penale që lidhen me armët.

    Vijojnë procedurat për ekstradimin

    Pas arrestimit në SHBA, Policia e Shtetit bën me dije se po vijon koordinimin me partnerët amerikanë për përfundimin e procedurave të ekstradimit të Valentin Ftonit drejt Shqipërisë, me qëllim vuajtjen e dënimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare.

    Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit vlerëson bashkëpunimin me Ambasadën e SHBA-së në Shqipëri dhe agjencitë federale amerikane, duke e cilësuar operacionin si një tjetër rezultat të koordinimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.