Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in në Tiranë

    Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in në Tiranë

    Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in në Tiranë
    Aktualitet Nga InfoNews10.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in në Tiranë
    Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in në Tiranë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mashtronin gjermanët me investime të rreme, SPAK godet call center-in në Tiranë

    TIRANË- SPAK ka goditur sërish grupin e mashtrimit përmes Call Center-it “Bluenergycall” në Tiranë, i cili është nën hetim që prej vitit 2021. Këtë herë, hetuesit kanë identifikuar persona të tjerë të dyshuar si pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal, duke çuar në lëshimin e 11 masave të sigurisë.

    SPAK ka ekzekutuar 8 prej tyre, 3 “arrest me burg”, 3 “arrest në shtëpi” dhe 2 “detyrim paraqitjeje”, ndërsa 3 persona nuk janë gjetur gjatë kontrolleve. Hetimi është pjesë e procedimit të ndarë nga dosja fillestare për Call Center-in “Bluenergycall”, që tashmë rezulton në pronësi të Redian Kukës, me zyra në një qendër tregtare në rrugën e Kavajës në Tiranë.

    Reklamë

    Të dyshuarit akuzohen për “mashtrim kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Qindra shtetas gjermanë dhe të vendeve të tjera europiane dyshohet se kanë rënë pre e skemës së mashtrimit përmes investimeve në bursa fiktive.Si funksiononte skema e mashtrimit?

    Skema niste me telefonatat e agjentëve të “Bluenergycall”, të cilët kontaktonin shtetas gjermanë dhe qytetarë të tjerë europianë dhe i bindnin të investonin para në bursa ndërkombëtare. Në të vërtetë, sipas SPAK, paratë depozitoheshin në platforma mashtruese dhe përfundonin në llogari bankare në vende të ndryshme, si Bullgaria, Lituania, Polonia dhe Qipro, por edhe në shtete të tjera europiane e më gjerë.

    Më pas, paratë zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme nga një llogari në tjetrën ose konvertoheshin në kriptovaluta. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se mashtrimet kryheshin përmes dy adresave IP të përdorura nga “Bluenergycall” në Shqipëri.

    Gjatë kontrollit të kryer më 16 mars 2022 në ambientet e Call Center-it, hetuesit sekuestruan pajisje dhe nxorën të dhëna elektronike, të cilat iu nënshtruan analizës nga autoritetet gjermane, konkretisht nga Zyra e Prokurorisë së Bambergut për krimet kibernetike. Pikërisht analizimi i këtyre të dhënave, së bashku me provat e tjera të mbledhura gjatë hetimit, ka ndihmuar në identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si pjesë e grupit.

    Njoftimi i plotë i SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vazhdim të punës hetimore lidhur me procedimin penal nr.300/1 të vitit 2021, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bambergut Gjermani, ekzekutoi 8 nga 11 masat e sigurisë ndaj shtetasve shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes shitjeve online.

    Masat e sigurisë janë ekzekutuar, të mërkurën më 9.9.2026 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, si rezultat i veprimeve hetimore të nisura pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike, më 16.3.2022, në subjektin, qendra e thirrjeve “Bluenergycall shpk”, në pronësi të Redian Kukës, i ndodhur te (Njësia Bashkiake nr.7, rruga e Kavajes, Condor Center, Tiranë).

    Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si vijon:

    Gj, G.Sh dhe E.P – “Arrest me burg”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale;“Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
    Gj. K. B. dhe I.G – “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të dyshuar për vepren penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
    Gj dhe Dh.L – “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për veprat penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2 të Kodit Penal.
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e regjistroi procedimin penal nr.300, më datë 9.12.2021 për veprat penale: “Mashtrim kopjuterik”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    Mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve gjermane të drejtësisë, përkatësisht, Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg dhe në zbatim të Vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më 16.3.2022 janë kryer kontrolle në ambjentet e subjektit “Bluenergycall shpk” dhe subjekteve të lidhura me të.

    Skema e mashtrimit

    Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021, të përpunuara në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë dhe shtetasë të tjerë europianë ftoheshin nga agjentët e “Bluenergycall shpk” për të investuar në bursa ndërkombëtare përmes depozitimit të parave në platforma mashtruese. Depozitimet e parave bëheshin në llogari bankare të vendeve të ndryshme si; Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj, në vende të tjera europiane dhe më gjerë dhe më pas zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Gjithashtu është vërtetuar se mashtrimet janë kryer përmes dy adresave IP, të përdorura nga subjekti “Bluenergycall shpk”, në Shqipëri. Gjatë kontrollit të kryer në datë 16.3.2022, janë ekstraktuar të dhënat elektronike të drejtpërdrejta që janë analizuar nga autoritetet gjermane të drejtësisë dhe konkretisht, nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg për krimet kibernetike.

    Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme ka dërguar fillimisht për gjykim pronarin, IT-në e qendrës së thirrjeve, “Bluenergycall shpk”, të akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe 11 shtetasë të tjerë, të akuzuar vetëm për kryerjen e veprës penale: “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal. (shiko njoftimin datë 16.6.2023)

    Hetimet për personat e paidentifikuar, të përfshirë në këtë veprimtarinë vazhduan në kuadër të procedimit të ndarë 300/1 të vitit 2021.

    Masat sigurimit të ekzekutuara ditën e djeshme, janë rezultai i një pune voluminoze për analizimin e hollësishëm të të dhënave komputerike, të krahasuara edhe me prova të tjera fizike, si edhe kontrolleve të përmendura më sipër, përmes të cilëve është mundësuar identifikimi i anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026
    Aktualitet

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026
    Aktualitet

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026
    Aktualitet

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026
    Aktualitet

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Aktualitet

    Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

    29.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skandal me operacionin e syve në Sante Plus, arrestohen 8 persona

    29.10.2026

    Pse u vra 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi në Londër

    29.10.2026

    Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    29.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

    29.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Bizneset plasin denoncimet në SPAK dhe Prokurori për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nga ”laluci” i Bllatës te ”shefat” e Durrësit e Kapshticës

    29.10.2026

    Surpriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, ja sa do paguani për automjetet elektrike

    29.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.