Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Marjeta Përlala e AKM delegon detyrën mes hetimeve për mbetjet e rrezikshme të KURUM

    Marjeta Përlala e AKM delegon detyrën mes hetimeve për mbetjet e rrezikshme të KURUM

    Aktualitet Nga InfoNews30.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Marjeta Përlala e AKM delegon detyrën mes hetimeve për mbetjet e rrezikshme të KURUM

    Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, më datë 27 janar rezulton të ketë firmosur një urdhër për delegimin e detyrës tek Elona Uzmutlu. Mbetet e paqartë arsyeja e kësaj lëvizjeje, por gjasat janë që ajo të lidhet me hetimet e Prokurorisë për skandalin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë turke KURUM.

    Reklamë

    Një ditë më parë, në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala paralajmëroi për ecurinë e hetimeve të Prokurorisë për mbetjet e Kurum, të cilat u kthyen me anije në Shqipëri.

    Lala zbuloi rezultatet që kanë ardhur nga laboratori në Itali, duke deklaruar se mbetjet kanë rezultuar të rrezikshme dhe se tani i takon Prokurorisë të zbardhë përgjegjësit dhe të verifikojë rolet e zyrtarëve.

    “Pas një zvarritje të gjatë, Prokuroria e Durrësit dërgoi mostrat e kontejnerëve jashtë vendit, të cilat ruhen në Porto Romano. Nga informacionet që disponoj, më rezulton se përgjigja nga laboratori në Itali ka ardhur dhe mbetjet kanë rezultuar të rrezikshme. I takon Prokurorisë së Durrësit të përcaktojë personat përgjegjës, që kanë lejuar eksportimin e mbetjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë sasi që mbahet e bllokuar, por në dokumentat që kam parë, që janë publike, më rezultojnë tonelata mbetje të rrezikshme të eksportuara jashtë vendit.

    Nuk bëhet fjalë vetëm për Kurum, por po ashtu duhet parë edhe një sërë kompanish të tjera. 102 kontejnerët në Porto Romano janë eksportuar nga kompania Sokolaj shpk në pronësi të Xhovana Sokolaj, e cila ka patur qëndrime të ndryshme në Prokurori. Duhet parë rrjeti i kompanive të tjera dhe roli i zyrtarëve. Nuk përfshihet vetëm Kurum dhe kompani të tjera, kam dyshime të forta që ka të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërore.

    A janë parë kodet me kujdes? Për secilën mbetje ka një kod të përcaktuar dhe procedura të veçanta për të dalë jashtë vendit. Shoh përgjegjësi brenda Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Doganat, Drejtoria e Tatimeve; janë një sërë institucionesh që nuk kanë funksionuar.

    Nuk mendoj se ka ndodhur nga njerëz të thjeshtë kjo, por nga një grup i strukturuar dhe duhet parë përgjegjësia e tyre. Duhet të hetohen nga SPAK. Përgjigja ka ardhur, duhet analizuar në raport me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Është eksport i kryer në vende të tjera. Rrjeti i Bazelit dha alarmin, pretendoi se mbetjet ishin të rrezikshme.

    Prokuroria ka pritur përgjigjen që ka mbërritur. Tani Prokuroria nuk ka arsye të vonohet dhe të japë përgjigje zyrtare, të identifikojë personat që kanë lejuar eksportin. Se kush janë, në varësi të pozicioneve, për kohën kur ka ndodhur ngjarja, në dokumentat që kam parë kam kuptuar se Kurum ka eksportuar sasi shumë më të mëdha se ato në Porto Romano. Hetimi duhet të shtrihet për kohë më të gjerë. Prokuroria e Durrësit nuk ka përgjigje konkrete, por nuk ka pengesë për të shkuar drejt arrestimeve. Se kur do ta bëjë, duhet ta thotë Prokuroria”, tha Lala.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.