Makina e OTP BANK në skenën e përplasjes së armatosur në Orikum
Biznesmeni Vasil Bedinaj pretendon se është kërcënuar me armë zjarri mesditën e sotme rreth orës 11:30 në një nga hotelet e tij Regina në zonën e Orikumit. Sipas pretendimeve një grup mbi 10 personash të armatosur dyshohet se e kanë kërcënuar që t’i jepte 5 milionë euro ose ndryshe të largohej nga vendi brenda 24 orëve.
Grabitja tek OTP BANK, autori mori 50 milion! Dyshohet se një punonjës i dha informacion
“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria“, ka dëshmuar Vasil Bedinaj në polici.
Sipas informacioneve paraprake mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Alarm për klientët e OTP Bank! SMS për vjedhjen e të dhënat bankare
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia se shkaku i përplasjes mesditën e sotme mes disa personave të armatosur dhe biznesmenit Vasil Bedinaj të jetë bërë një tokë. Kjo tokë pranë hotelit të Bedinajt dyshohet se është në zotërim të biznesmenëve që dyshohet se qëndrojnë pas konfliktit.
Pas kallëzimit në polici nga Bedinaj, blutë kanë ndërmarrë një operacion për kapjen e autorëve. Gjatë këtij aksioni në afërsi të Pusit të Mezinit, ata kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Gjatë ndjekjes makina tip ‘Range Rover’ me targa “AM001AM” në emër të OTP Bank, ku ndodheshin 3 prej autorëve të dyshuar është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.
Dy prej tyre janë dërguar në spital ndërsa njëri është dërguar në Komisariat. Njëri ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa tjetri ka marrë lëndime më të lehta. Në makinën e autorëve policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri.
E PLOTË/ Çfarë ndodhi te hotel Regina në Vlorë? Gjobë apo konflikt pronësie, reagon policia
Ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë.
Raiffeisen, Intesa, OTP…/ Vodhën qytetarët duke fiksuar interesat
DETAJET/ Si u grabit OTP BANK, autori bashkëpunoi me punonjësin?

