Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Loja me dy porta e Raiffeisen Bank! Si u detyruan kredimarrësit të blejnë 39 mijë siguracione te SIGAL i Avni Ponarit, banka mori gjysmën

    Nga InfoNews05.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës ka zbuluar se Raiffeisen Bank, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, dyshohet të ketë abuzuar me klientët kredimarrës konsumatore dhe hipotekorë duke kufizuar zgjedhjen e tyre në sigurimin e jetës.

    InfoNews.al ka siguruar dokumente zyrtare nga hetimi që po kryen Autoriteti i Konkurrencës. Nga të dhënat vihet re se banka Raiffeisen ka arkëtuar të ardhurat më të larta nga komisionet e marra prej Sigal Life.

    INVESTIGIMI/ “Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

    Ndërkohë për kredimarrësit konsumator Banka ka zgjedhur të bashkëpunojë vetëm me një kompani – Sigal Life – kompani kjo e zotëruar nga Avni Ponari, duke e bërë të detyrueshme për çdo kredimarrës nënshkrimin e policës së sigurimit vetëm pranë kësaj shoqërie.

    Problemikat kryesore të konstatuara:

    1.Kufizimi i zgjedhjeve të klientëve – Kredimarrësit nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin mes disa shoqërive të sigurimit, siç e parashikon logjika e një tregu konkurrues, por janë detyruar të lidhin kontratë vetëm me Sigal Life.

    2.Përqendrim dhe dominim i tregut – Gjatë periudhës së hetimit, janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm nga Sigal Life për kreditë konsumatore të Raiffeisen, duke i dhënë kësaj shoqërie një pjesëmarrje prej 90% në tregun e sigurimeve të jetës të lidhura me këtë bankë.

    3. Fitime të larta nga komisionet – Nga dokumentacioni rezulton se Raiffeisen ka përfituar komisione shumë të larta nga Sigal Life:

    50% të primit të arkëtuar për “paketën standard të sigurimit”

    45% të primit të arkëtuar për “paketën ekstra”

    Kjo praktikë ka sjellë të ardhura të konsiderueshme për bankën, duke u bërë me interes ekonomik për të ruajtur monopolin e Sigal Life.

    Mundësia e shkeljes së ligjit – Sipas Autoritetit të Konkurrencës, sjellja e Raiffeisen Bank mund të përbëjë shkelje të:

    Neni 4 i Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (marrëveshje dhe praktika të ndaluara që kufizojnë konkurrencën)

    Neni 9 i të njëjtit ligj (shfrytëzim i pozitës dominuese në treg).

    Politika e ndjekur nga Raiffeisen Bank ka krijuar një treg të mbyllur, ku vetëm një kompani sigurimi përfiton nga kontratat e detyrueshme të sigurimit të jetës për kredimarrësit. Kjo praktikë jo vetëm që dëmton interesat e klientëve, por edhe deformon konkurrencën duke penguar hyrjen dhe veprimin e shoqërive të tjera të sigurimit.

    AMF SIGAL Avni Ponari Avni Ponari Sigal Raiffaisen Bank Raiffaisen Bank SHA Raiffaisen Bank Sigal Siguracion SIGAL
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.