Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Linert Lirëza, Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem

    Linert Lirëza, Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem

    Aktualitet Nga InfoNews08.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Linert Lirëza, Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem
    Linert Lirëza, Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një dekan universiteti publik, një kompani me 100 euro kapital fillestar dhe një leje për kullë 20-katëshe në bregdet. Linert Lirëza hyn në biznesin e betonit përmes LAG Invest, ndërsa financimi i projektit mbetet mister. Kush i ka milionat dhe cilat grupe interesi qëndrojnë pas investimit? SPAK duhet të hetojë deri në fund burimin e parave dhe çdo lidhje të mundshme me skemat e pastrimit të tyre.

    Në Shqipëri, mrekullitë financiare ndodhin në zyrat ku jepen lejet e ndërtimit. Me 100 euro kapital hap një kompani dhe brenda një viti merr leje për të ngritur një kullë 20-katëshe në bregdet. Madje mund të jesh edhe dekan i një universiteti publik, pa pasur ndonjë histori të njohur si ndërtues. Milionat për investimin janë një çështje tjetër, për të cilën askush nuk ka dhënë ende përgjigje.

    Reklamë

    Linert Lirëza, Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem

    Rasti më i fundit është ai i Linert Lirëzës, dekan i Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Kompania e tij, LAG Invest, ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi deri në 20 kate në Qerret të Golemit, me dy kate të tjera parkimi nëntokë.

    LAG Invest është themeluar në gusht 2025 me vetëm 100 euro kapital fillestar. Në mars 2026, Lirëza u bë zotëruesi i plotë i kompanisë. Pa bilance financiare publike të identifikuara që të tregojnë fuqinë ekonomike të shoqërisë, dekani ka siguruar lejen për një investim që kërkon miliona euro.

    Kush ia financon kullën dekanit? Nga do të dalin milionat? A është Lirëza investitori real, apo pas kompanisë së tij qëndrojnë grupe të fuqishme interesi që preferojnë të mos shfaqen publikisht?

    Këto pyetje duhet të marrin përgjigje nga organet ligjzbatuese. Vendi është përballur prej vitesh me pastrimin e parave të krimit përmes sektorit të ndërtimit, ku investimet miliona euroshe mund të shërbejnë për futjen në ekonominë e ligjshme të kapitaleve me origjinë të paligjshme.

    Rasti i LAG Invest kërkon një hetim financiar pikërisht në këtë drejtim. Kapitali fillestar prej 100 eurosh nuk është provë e mungesës së fondeve, por një kompani e sapokrijuar që merr përsipër ndërtimin e 20 kateve duhet të ketë një burim konkret financimi. Deri tani nuk është bërë publik asnjë financues që shpjegon se si do të përballohet ky investim.

    SPAK duhet të kërkojë dokumentet financiare të LAG Invest, të identifikojë investitorët e vërtetë dhe të kontrollojë nëse ekzistojnë hua private, marrëveshje të padeklaruara apo kapital me origjinë të dyshimtë. Nëse pas dekanit qëndrojnë interesa të tjera ekonomike, ato duhet të dalin në dritë.

    Edhe vetë pozicioni i Linert Lirëzës ngre pikëpyetje. Si dekan i një universiteti publik, ai ka detyrime për deklarimin dhe shmangien e konfliktit të interesave.

    Kush e ka verifikuar aktivitetin e tij privat dhe përputhshmërinë me funksionin që ushtron?

    A janë deklaruar marrëdhëniet financiare që lidhen me projektin?

    Ndërkohë, institucionet që miratojnë ndërtimet vazhdojnë të japin leje për objekte shumëkatëshe, ndërsa transparenca mbi burimin e financimit mbetet në dorë të vetë kompanive. Kjo praktikë krijon terren për interesa të fshehta dhe kërkon kontroll shumë më të fortë nga institucionet përgjegjëse.

    Linert Lirëza ka marrë lejen për 20 kate me një kompani të themeluar me 100 euro kapital. Tani SPAK duhet të zbulojë se kush i ka milionat për ta ndërtuar. Në një vend ku paratë e krimit kërkojnë vazhdimisht rrugë për t’u futur në ekonominë e ligjshme, askush nuk duhet të ketë luksin të ngrejë kulla pa bërë transparente origjinën e financimit. Aq më pak një dekan universiteti publik. /Pamfleti

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.